Banka Botërore, në një studim për kapacitetet e furnizimit me ujë në të ardhmen theksoi se vetëm 25% e tokës në Shqipëri është e punueshme dhe ka vetëm 0.2 ha për frymë.
Kjo ka ardhur si pasojë e degradimit të tokës dhe erozionit që kanë rezultuar në zvogëlimin e sipërfaqes së tokës bujqësore.
Kështu, Banka sugjeron se Shqipëria duhet të rrisë produktivitetin e prodhimit bujqësor, në mënyrë që të ulët varësia nga produktet e importit dhe nevojitet reformim i bujqësisë sidomos në drejtimin të teknologjisë dhe ujitjes.
“Shqipëria ka tokën arë më të ulëtën për frymë në Europë, prandaj intensifikimi i bujqësisë në sipërfaqen e punueshme konsiderohet rrugë premtuese për transformimin e produktivitetit të prodhimit bujqësor” – këshilloi Banka.
Toka në Shqipëri rrezikon të gërryhet me një shkallë prej 5 ha në vit dhe vetëm 10% e tokës nuk preket.
Banka lajmëron se produktiviteti bujqësor është i kufizuar nga rënia e pjellorisë së tokës kryesisht prej degradimit të tokës dhe përdorimit joadekuat i plehrave. Burimet ujore të Shqipërisë vlerësohen në 13.000 metra kub për frymë në vit.
Ujitja konsiderohet një instrument i fuqishëm që mund të përdoret për të rritur rendimentin në bujqësi. Sasitë e mëdha të tokave të braktisura nga emigracioni dhe lëvizjet e brendshme demografike po degradojnë nga erozioni dhe po bëhen gjithnjë e më pak pjellore.
Rreth 70% e shiut bie nga tetori deri në mars, me shumicën e reshjeve në nëntor, ndërsa korriku dhe gushti kanë nivelet më të ulëta të reshjeve. Ndryshimet klimaterike do ta përkeqësojnë më tej situatën, ndaj Banka Botërore këshillon Shqipërisë të rrisë më tej kapacitet e ujitjes në bujqësi./si
o.j/dita

Ne ushqehemi me batutat e liderit tone. Komplimente per gjigandin i cili po e menaxhon situaten ne menyre shembullore ne lufte. Ne do e fitojme luften.
Jo ne’ ushqehemi me dembelizmin, pertacine tone, ligesine tende e timen, ushqehemi nga te tjeret sepse jemi foduller e rrime si gjeli ne maje te plehut..: mos shko larg e shih mua… kupton or bylmez,or derdimen.?.
Jo or bab, në jemi gangsterrët e katunit dhe duhemi ke kafja. Tokën le ta punojnë ata te BEsë që sna fusin.
Pse lodheni me keshilla.Po te punohet toka shqiptare bien te gjitha kompanite tregtare qe zoterojne politikanet. Futeni ne Evrope qe populli shqiptare te marr fryme me mushkrite e tij .Keshtu ju favorizoni kete klase hajdute politke .
Me verte kujton se politikat e BE shkojne per bujkun e vogel ….I ke degju pasojat e subvencioneve bujqesore te BE ne Evropen Lindore? Ku matrapazet vendas pa lidhje me bujqesine kan zhvatur tokat e bujqve, me ndihmen e qeverive, per tu bere latifondiste per te kap subvencionet e BE…
Lexo cbehet ne Rumani Hungari etj
Toka Eshte pasuri kombëtare dhe duhet trajtuar si e tillë!; Kush e shperdoron denohet dei ne marrjen e saj nga shteti!?Per problemin e tokës të përgatitet legjislacion i veçante duke filluar nga ndryshimet në kushtetutë!?
… Shqiperia duhet tw ribotoje veprat e Enver Hoxhes “Per Bujqesine”!.
Ore keta te bankes boteroer mos kane folur gje me komandantin qe thoshte “bujqesia çeshtje e te gjthe polullit” dhe ” te prodhojme buken ne vend” , apo “t’u qepemi maleve dhe kodrave , t’i bejme ato pjellore si edhe fushat” ??? !!!!
Nje pjese e madhe pronaresh te tokave nuk kane piken e deshires per ta punuar ate. E mbajne vetem per tu kapardisur ne barin e fshatit ose per ta shitur sa me shtrenjte me vone. Shteti duhet tua rimarre token te gjtheve dhe tua jape me qera vetem atyre qe kane nje projekt dhe para per ta zhvilluar. Pa projekt, pa plan zhvillimi dhe pa para, asnje nuk duhet te mbaje toke. Ky duhet te jete ligj ne gjithe territorin e Shqiperise.
cili shtet moj debile
shteti yt esht ramuti me ceten e tij
institucionet jan zarat e ramutit
tja marri token te varfrit bujk qe mezi e ka, pse krahu i tij i punes s’ka fuqi te prodhoj te mbaje barqet e dhjamura shqiptare si ty- kshu thone rilindjotet?
Ke toke ti asd??
Nqs ske ta them un
Nje hektar grure nga mbjellja deri ne korrje kushton 1500€ plus 6 muaj pune rendimenti mesatar per hektar eshte 5 ton grure
350 € per ton = 1750€
1750 – 1500 shpenzime = 250€ per 6 muaj pune
Pra nje fermer do punoj per 40 € ne muaj dhe kur te shese grurin do kete 0 fitim
Tani zoteri ate gishtin tend merre dhe drejtoje nga qeveria duke e pyetur
Si ja ben serbia,maqedonia,italia qe prodhon?
Si ja jep shteti naften?
Sa ndihma marrin per hektar?
Po kur nuk shitet si kompesohen?
Dhe mbi te gjitha pyeti ja vlen te prishesh sektorin kryesor shqiptar per te favorizuar 10 importues???
Per kete pyetjen e fundit qe ta kuptosh me mire te ftoj te lexosh romanin e kadarese per luften e fshehte per ndertimin e ures ku lundertaret prishnin uren naten sepse njehere qe ura ishte ndertuar askush do paguante te merrte varken per te kaluar lumin
Ahere do kuptosh qe qeveria eshte me lundertaret dhe ti je vetem nje kavje
Ti marrim miell Serbise, dhe te prishim sa me shume toka te punueshme per Hece per Ramutin &Co
Toka eshte prishur me ndertime pa kriter o Mirel Berisha dhe kjo e nxitur nga idhulli juaj , zhgaterruesi i gjithe Shqiperise, menderemethane Sali Berisha.