Vetëm 6 ditë në detyrë, ministri dorëhiqet pas ngjarjes tronditëse

J L

Vetёm gjashtё ditё nё detyrё dhe ministri i Brendshёm i Rumanisё Nicolae Moga jep dorёheqjen.

Arsyeja: presioni publik pas vrasjes sё njё 15-vjeҁareje.

“Pas vetёm njё jave nё detyrё vendosa tё jap dorёheqjen, pёr tё mbrojtur reputacionin e ministrisё,” deklaroi Nicolae Moga.

15 vjeҁarja Alexandra u zhduk tё mёrkurёn e javёs sё kaluar, teksa pёrpiqej pёrmes auto-stopeve tё mbёrrinte nё vendbanimin e saj Dobrosloveni, nё jug tё vendit.

Tё enjten ajo i pati telefonuar urgjencës dhe policisё, pёr t’i komunikuar tё dhёna pёr vendin, ku atё e kishte marrё njё shofer.

Vetёm pas dymbёdhjetё orёsh telefonata tё pashpresa policia mbёrriti nё Caracal, ku ishte mbajtur vajza e re. Ndonёse nё raste tё tilla, nuk janё tё nevojshme urdhёrat pёr kontroll, hetuesit aplikuan pёr njё tё tillё dhe pritёn deri nё tё gdhirё, pёrpara se tё hynin nё shtёpi.

Tё premten policia arrestoi njё 65-vjeҁar, i cili pranoi se kishte vrarё Alexandran dhe njё grua tjetёr. Nё mediat rumune spekulohet, se dy viktimat me gjasё mund tё jenё gjallё dhe u janё dorёzuar tutorёve.

Ky rast u bё shkak pёr kritika masive ndaj autoriteteve.

Nё fundjavё nё Bukuresht, mijёra vetё protestuan nё rrugё.

Edhe presidenti Klaus Iohannis dhe kryeministrja Viorica Dancila i akuzuan hetuesit pёr dёshtim.

j.l./ dita

Share This Article
2 Comments
  • Shikoni cfare reagimi ben bota !!!!????
    Ketu te ne eshte vk, shofim se sa e fryu bythen apo turinin Mona

  • Nje shoqeri e tere ngrihet per te denuar neglizhencen e shtetit qe solli vdekjen e vajzes.
    Ne Shqiperi nje shoqeri e tere ngrihet te mbroje korrupsionin e shtetit qe shkakton vuajtjen e nje populli te tere, largimin masiv, dhe vdekjen nga ushqimet e helmuara, nga trajtimi cnjerezor ne spitale ku jeta e pacientit blihet me leke..
    Koncecion dhe PPP dhe per jeten..
    Zgjohuni o palaco popull, boll ndejtet si vemje vegjetuese

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *