Vetëm 6 euro, “Mossack Fonseca” do të kishte ndalur skandalin botëror!

Elton Tafaruci

Vetëm 6 euro dhe 13 cent mund ta kishin shpëtuar kompaninë “Mossack Fonseca” nga shpërthimi i skandalit botëror të “Panama Paper’s”.

Duket e pabesueshme në fakt, por shuma në fjalë mund të rriste sigurinë e faqes së saj “Word Press”, në mënyrë që të mos rridhnin 11.5 milionë dokumentet.

Deri më tani, skandali i ka kushtuar postin e kryeministrit kreut të qeverisë së Islandës dhe buzë ‘reminës’ ndodhet edhe presidenti i Britanisë së Madhe, David Cameron dhe presidenti i Argjentinës,  Mauricio Macri.

Shuma prej 6 eurosh do ta ndihmonte kompaninë për të rinovuar aftësisë e platformës së faqes së  saj WordPress. Në vitin 2014, faqja e saj ka rënë pre e hakerave. Shuma e vogël do të jepet për sigurinë e divizionit “Wordfenc”.

Pas analizës së të dhënave teknike, WordPress ka zbuluar se kompania panameze përdorte një version me defekt të aplikacionit “Revolution Slider”.

Aplikacioni ishte përditësuar nga kompania e programit, por këtë përditësim nuk e kishte kryer kompania ligjore me bazë në Panama, çka do t’i siguronte më shumë siguri ndaj viruseve në arkivin e saj.

Domeni është vënë nën mbikëqyrje të kompanisë amerikane “incapsula” e specializuar për mbrojtje nga sulmet kompjuterike, ndërsa më 6 prill është kryer transferimi në serverat e Lower Hutt, në Zelandën e Re.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *