A kanë gisht këta që qeverisin në krimet e pazbuluara? Historia ka treguar se vetëm krimet politike nuk zbulohen. Sepse krimin e inspiron politika, e mbështet mafia, dhe e mbron shteti dhe institucionet e luftës ndaj krimit. Dmth Qeveria, prokuroria dhe partite politike. Prandaj nuk u zbulua shkërmoqja e shtetit më 1997, krimi i Gërdecit ,vrasja e Trebickës, 21 janari etj, etj. Prandaj nuk u zbulua dhe nuk do të zbulohet as vrasja kriminale e të ndjerit Xhindi në derën e shtëpisë së tij. Ai ishte deputet i parlamentit shqiptar . Sigurisht krimi zbulohet vetëm kur të forcohet institucionet e shtetit dhe kur të zbatohet ligji me përpikmëri.
Letër e nënshkruar: Teki Koka
