Vetëm kur jam vetëm, ndihem i plotësuar…(Për gjithë ata që më vjedhin kohën)

redaktor

Qetësi e vetmi,
kaq gjë kam kërkuar,
vetëm kur jam vetëm,
ndihem i plotësuar!

Shpesh vetminë e shënjtë,
formalisht s’e kam,
me njëqind përreth,
unë prapë vetëm jam!

Kur më vijnë papritur,
mbytem në mërzi,
po shpejt nis mendoj,
dhe s’jam më aty!

Mbase e kam thënë,
s’jam i pari unë,
që dhe të menduarit,
është tamam një punë!

Quhet punë vërtet,
në anët e mia,
veç kazma-lopata,
çekiçi-mistria!

Si drita që shohim,
kjo është e vërtetë,
po mos qe vetmia,
nuk do kish poetë!

Ti që vjen tek unë,
nuk ke si ta dish,
kur më prish vetminë,
gjithë ditën ma prish!

Të shumtën e kohës,
rri në kafene,
jo veç për të pirë,
duhan e kafe!

Gjithmonë në kafe,
i kam pasur zyrat,
aty i kam shkruar,
edhe më të mirat!

Në kohë të vetmisë,
unë gjetkë fluturoj,
dhe bomba të bjerë,
bombën s’e dëgjoj!

E mendoj vetminë,
bekim të vërtetë,
ndaj kur miq më vijnë,
ndihem në siklet!

Kur i them ndonjërit:
“Ke kohë një minutë!”,
ai thotë me vete:
“Ky s’është mirë nga trutë!”

Ai s’mund ta dijë,
si unë të vërtetën:
“Një që të vjedh kohën,
të ka vjedhur jetën!”

I them një minutë,
se kam vërtet hall,
por ai nuk tundet,
dhe thotë: “Mos u tall!”

S’jam interesant,
hiç në tavolinë,
shtirem arrogant,
të fitoj lirinë!

Share This Article
9 Comments
  • Arben Hasan Zykoja po mbyll ciklin e psikopatise, vishini xhaketen e forces dhe mbylleni gjekundi qe te mos presi damaret e vet.

  • Kam dëgjuar shpesh,
    nga njerëz naivë,
    tè ndenjturit vetëm,
    tè bën depresivë!

    Në një farë mënyre,
    paaak tè drejtë u jap,
    një që izolohet,
    ka një handikap!!

    Shumë herë na ka ndodhur,
    tè kemi dëgjuar,
    disa tè vetmuar,
    ku kanë përfunduar!…..

    Shumë herë nuk e dimë,
    komplet tè vërtetën,
    disa tragjikisht, 
    e kanë mbyllur jetën!…

    Shpeshherë vetmia,
    të ‘terrorizon’,
    të heq kënaqësinë,
    dhe të torturon!……

    Por nuk ndodh kështu,
    me asnjë Poet,
    për t’u frymezuar,
    do vetminë e vet !!

    Mendja e Poetit,
    né gjendje lirie,
    e nxjerr fantazinë,
    né moment vetmie!

    Vargjet Homeriane,
    që shumë herë lexojmë,
    s’i i shkruajnë Poetët,
    duhet t’a kuptojmë !…
     
    Shumë prej poezive,
    me vargje tè ‘rënda’,
    u’a njohim sekretin,
    që e ruajnë brënda!!

    Në çdo poezi,
    tè klasit tè parë,
    tè gjithe Poetët,
    kanë qenë vetmitarë!!

    Né botën e tyre,
    nga tè tjerët ndarë,
    kanë nxjerë xhevhaire
    dhe margaritarë !.

    Si shkruajnë Poetët,
    jo të gjithë kuptojnë
    njerëzit mrekullohen,
    kur vargjet lexojnë!…

    Njerëzit do jenë bashkë,
    né jetè tè jetëve,
    vetmia do ngelet,
    bota e Poetëve!!

  • Keni duruar malokun me cante,
    Keni duruar nje zharabajge
    Nje lavire rrugesh,me damke
    Duruat banditet demokrate
    duruat maloket rrugace
    Nje cerek shekulli te gjate
    Durojeni poetin e ngrate
    Nuk ua rrjep lekuren e trashe
    Nuk ua ndreq te vjetrin samar.

  • “Zarathustra eshte nje i rizgjuar. Ç’kerkon ai tek ata qe flene?” – F. Niçe,”Keshtu foli Zarathustra”. Kur njeriu mediton doemos duhet te jete vetem. Meditimi eshte nje forme e drejteperderjte e paqes mes njeriut dhe natyres.Per budistet meditimi eshte ritual i njesojte me faljet e myslimaneve apo lutjet e te krishtereve. Por me mire dil nga Liqeni o komandant, se kafeneja nuk eshte per kete pune. Ne vend qe te “te marre mendje”, t’a merr mendjen me avuj dhe rrokopuje trazavaçesh.

  • Arben Duka eshte nje shpirt qe vuan si te gjithe poetet.Vuajtja e tij ndihet kudo.Te shash nje shpirt qe vuan nuk je me shume se nje maskara.Nje popull pa poete eshte nje popull pa ndjenja dhe i akullt.I uroj Arbenit te vuaje sa me shume qe ne te ndjejme sa me shume!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *