Qetësi e vetmi,
kaq gjë kam kërkuar,
vetëm kur jam vetëm,
ndihem i plotësuar!..
Shpesh vetminë e shenjtë,
formalisht s’e kam,
me njëqind përeth,
unë prapë vetëm jam!..
Kur më vijnë papritur,
mbytem në mërzi,
po shpejt nis mendoj,
dhe s’jam më aty!.
Mbase e kam thénë,
s’jam i pari unë,
që dhe të menduarit,
është tamam një punë!.
Quhet punë vërtetë,
nga anët e mia,
veç kazma-lopata,
çekiçi-mistria!.
Si drita që shohim,
kjo është e vërtetë,
po mos qe vetmia,
nuk do kish poetë!.
Ti që vjen tek unë,
nuk ke si ta dish,
kur më prish vetminë,
gjithë ditën më prish!.
Të shumtën e kohës,
rri në kafene,
jo veç për të pirë,
duhan e kafe!.
Gjithmonë në kafe,
i kam pasur zyrat,
aty i kam shkruar,
edhe më të mirat!.
Në kohë të vetmisë,
unë gjetkë fluturoj,
dhe bomba të bjerë,
bombën s’e dëgjoj!
E mendoj vetminë,
bekim të vërtetë,
ndaj kur miq më vinë,
ndihem në siklet!.
Kur i them ndonjërit:
“Ke kohë një minutë!.”,
ai thotë me vete:
“Ky s’është mirë nga trutë!.”
Ai s’mund ta dijë,
si unë të vërtetën:
“Një që të vjedh kohën,
të ka vjedhur jetën!”
I them pesë minuta,
se kam vërtet hall,
po ai nuk tundet,
dhe thotë:”Mos u tall!.”
S’jam interesant,
hiç në tavolinë,
shtirem arrogant,
të fitoj lirinë!
A.DUKA

Me nje fjale je mizantrop. Ne vetvete nuk eshte gje e keqe, por shpreh nje zhgenjim ndaj races njerezore. Por jo te gjithe njerezit jane te afte ta vleresojne vetmine. Nuk me kujtohet se kush e ka thene shprehjen:” Ata qe jetojne te vetmuar, qe nuk kane nevoje per shoqerine e te tjereve, ose jane perbindesha ose jane Perendi”!
VETMIA eshte cast frymezimi per poetet. Ne kete rast kjo lloj vetmie nuk eshte braktisje dhe duhet te kuptojme, qe Arben Duka i Madh na jep nje tjeter perle poetike, vec mijera te tjerave, si e kalon ai kohen, kur ndodhet vetem ne nje mjedis dhe eshte duke hedhur ne leter frymezimin e ketij casti, cast qe nuk mund te perseritet tjeter here…
Kush e shqeteson poetin ne momentin e frymezimit, nuk perben thjesht nje shqetesim, por i prish te gjithe skemen e krijimit, prandan me te drejte Ben Duka e sqaron ne menyre poetike:
…”Ai s’mund ta dijë,
si unë të vërtetën:
“Një, që të vjedh kohën,
të ka vjedhur jetën!”…
Koha eshte lenda e pare me e kushtueshme, qe njerezve u vihet ne dispozicion. Shume pak njerez ne vendin tone e dine vleren e KOHES si lende e pare…
Shendet, jete te gjate dhe krijime te tjera te uroj une, Lexuesi i Gazetes DITA, i nderuar dhe i dashur Arben Duka.
VETMIA dhe LIRIA nuk mund të ndodhin njëra pa tjetrën; dhe, kjo është fatkeqësia e skajshme e njëres dhe tjetrës, ndonëse, sikur për ironinë e të gjitha ironive, dhe për ndeshkimin sipëror dhe fundor të njerëzve që i dojnë dhe mëtojnë VETMINË dhe LIRINË, që të dyjat, s’do mend, janë kryevlerat e të gjiha vlerave, veçse edhe kundërvlerat e të gjitha vlerave për njeriun FATZI përderisa mbartë dhe mban në vete, derisa të është gjallë, ZEMRËN dhe MENDTË e veta, përjetë më të papajtueshmit KUNDËRSHTAR të vet!
Këtu më poshtë si përgjigje të kësaj poezie të z.Arben Dukës, po e japi një poezi për VETMINË të shkruajtur nga Zeqir DURAKU të shkruajtur në vitin 1989.
EKSTREMET E VETMISË
VETMI, o FERRI i të gjitha vuajtjeve mbi tokë !
…Edhe MJALTA helmatiset nëntë herë në vetmi !
Si VETMIA s’mund të jetë i helmtë as
asnjë HELM gjarpëri !
…Sa VETMIA, nuk mundet asgjë të të ÇARTË
dhe, as të të VRET !
Është i vetmi vend ku e sheh DJALLIN dhe ZOTIN
kryekëmbë !
Vetëm n’VETMI mund t’i shohësh dhe dëgjosh
TË GJITHA -deri n’imtësi !
VDEKJEN, shumëfish herë mund ta përjetojsh
-vetëm n’VETMI !
Vetëm n’VETMI mund të bisedohet me DJALL dhe
PERËNDI !
…Pa e njoftë mirë VETMINË, kurr s’mundesh me qenë
NJERI !
Dhe, kur t’bëhesh TAMAM NJERI
-kuku, e vaj halli për TY !!!
17.12. 1989
.
Vetmija i ngjan atijè momenti “Time out” kur mblidhesh nè vetèvehte e fillon tè reflektosh pèr gjithçka qè ndjen e tè rrethon. Si asnjèherè tjetèr dègjon
frymèmarrjen tènde e futesh thellè nè dejet e tua. Jo tè gjithè mund ti rezistojnè vetmisè, pèr mè tepèr kush i reziston vetmisè mund tè qèndrojè e mbijetojè nè çdo llojè shoqèrie. Shikoni dhe rastin e poetit tonè Arben Duka qè, çdo frymèzim i tijè nè poezi rezaton dritè, tek çdo njeri pozitivè me ide tè pastèrta, me ndjesi pèr familjen, shoqèrinè dhe Atdheun !