”Populli me Lulkën,
qënka dashuruar!.”,
të shkretin Lulash,
kush e ka mashtruar?!
Dikush i ka thënë:
“Të do fort Sovrani!”,
ndaj edhe Lulashi,
s’shkulet nga ekrani!
S’shkulet nga ekrani,
flet pafundësisht,
këput veç gënjeshtra,
me bisht e pa bisht!
Ai është i bindur,
se po flet shumë mirë,
po në fakt është bërë,
një rob i pështirë!
Po ai nuk lodhet,
të ushtrojë gojoren,
edhe çdo të Enjte,
të bllokojë foltoren!
Tani po zbulon,
sekretet e fjalës,
se si në mashtrime,
t’ja kalojë dhe Salës!
Kam një shans të artë,
mendon Lulëzimi,
ndaj asnjë moment,
s’heq dorë nga përgjimi!
S’heq dorë nga përgjimi,
që nuk është përgjim,
pika që s’të bie,
more Lulëzim!
S’heq dorë nga përgjimi,
jo se është idiot,
po pa atë përgjim,
as protestë s’bën dot!
Të shumtit e dinë,
se Luli gënjen,
po Luli këtë,
nuk e ka problem!
Thamë se po mëson,
dhe Lulka sekretet:
“Gënje sa më shumë,
se diçka do mbetet!”
Bëje sa më shumë,
gjendjen dramatike,
ktheje dhe Kuvendin,
në shtëpi publike!
Fol me zë të lartë,
me zhurmë e me bujë,
edhe le të bësh,
një vrimë në ujë!
Ai opozitën,
e ka të vështirë,
s’ka problem të jetë,
dhe rob i pështirë!
S’ka problem se kapet,
çdo sahat me gafa,
po diçka do mbetet,
për familjen Xhafa!
S’e mendonim Lulin,
një yll të paparë,
që gomar e mushkë,
i bëri me barrë!
Dhe nëse të dhënat,
dikush do t’ja marrë,
ku është-profesioni,
të vërë: ”Gënjeshtar!”
Ta vërë gënjeshtar,
dhe mashtrus kariere,
gënje more Lulkë,
edhe kësaj here!
A.DUKA

Ben Duka, tash se fundi je bere kengetar i oborrit te Edi Rames. Kjo do te thote se te paska peshuar me Euro! I konsumofshe per ilace!, s’kemi se cfare te te themi tjeter.
O Luli i vocer!
Kisha kohe qe nuk te shikoja nga anet tona,por kam pershtypjen jo per fajin tim. Tani qe more persiper te dalesh ketej,e shof qe qenke bere goxha burre.
Por ti sado qe te rritesh,mënd sdo vesh kurrë!
Ben Duka ,te lumte
Je I paperseritshem,
Mezi te presim
F.l.m.
a të martë muti shalët o beno!
mu bëre më legen se lul buzkuqi!!
lëreni të demostrojë!!
askush si shkon pas!!
lëreni këtë teatër që po bëni!
lëreni këtë loja luftash kalamajsh!!
njerëz legena që shiteni për pesë aspra!!
luli i vocer:Popolli thot qenit aty ku japin me hanger aty leh.Dikur spiun i deges,sot servil i po atyre.More gazetaruc me pages si behesh legen per cdo dite vetem duke ber vetem per kundershtart e atyre qe ju spiunonit dikur.
Njerezit si ky “poeti i popullit” jane te rralle.
Lindin sherbetore, jetojne bythelepires dhe vdesin si bajge.
As hasmi mos paste fat te tille.