Vetëm në Meksikë: Tani super-trafikantin e duan President

Alqi Kociko

 

Pasi u raportua se ish-lideri i kartelit të Sinaloas po jeton në kushte të vështira në burg, qindra persona u mblodhën duke protestuar në sheshin kryesor në Mexico City për të kërkuar lirimin e lordit të drogës Joaquin “El Chapo” Guzman. Në pankartat e tyre kishte edhe mesazhe të tilla si ‘El Chapo për President’ dhe ‘E duam të lirë El Chapon’. Kjo nuk është hera e parë që njerëzit dalin në rrugë në mbështetje të El Chapo. Dy vjet më parë, në dy qytete në Sinaloa, qindra njerëz u mblodhën në mbështetje të trafikantit të drogës për të mos u ekstraduar në Shtetet e Bashkuara. Historia e El Chapos, i arrestuar dhe i arratisur përmes një tuneli, pastaj i kapur pasi u gjurmua në arrati, kur do përgatiste një intervistë me aktorin e njohur Sean Penn, ka qenë në qendër të vëmendjes mediatike kohët e fundit.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *