“Vetëm në Shqipëri dëgjoj që makinat shiten më shtrenjtë pasi përdoren me vite”, vëzhguesi ndërkombëtar habitet me deklaratën e prokurorit

redaktor

Prokurori i Prokurorisë së Vlorës, Dritan Marku nuk u paraqit personalisht të mërkurën në seancën dëgjimore në Komisionin e Pavarur të Kualifikimit, KPK që u zhvillua lidhur me procesin e rivlerësimit ndaj tij.

Ai u përfaqësua nga avokatja Antoneta Sevdari, e cila kundërshtoi dyshimet e Komisionit për kontrata fiktive në shitjen e një apartamenti me qëllim justifikimin e burimeve për krijimin e pasurive të tjera, si dhe balancat negative. Komisioni e ka përfunduar hetimin administrativ për prokurorin Marku vetëm për kriterin e pasurisë.

Trupi gjykues që po kryen procesin e vetingut për prokurorin Marku kryesohet nga Valbona Sanxhaktari, me relatore Xhensila Pinen dhe anëtar Lulzim Hamitajn. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Steven Kessler.

Dritan Marku e ka nisur karrierën në sistemin e drejtësisë si oficer i Policisë Gjyqësore në vitin 2000. Ai ushtron funksionin e prokurorit në Prokurorinë e Vlorës për gati dy dekada.

Dyshimet për kontrata fiktive

Komisioni ngre dyshime se prokurori Marku ka fabrikuar kontratën e shitjes së një apartamenti në Vlorë në vitin 2017 dhe më parë për dhënien e kaparit nga blerësi – me qëllim justifikimin e burimeve financiare për krijimin e pasurive të mëvonshme. Gjithashtu, nga analiza financiare paraprake ka rezultuar se nuk ka pasur burime të mjaftueshme për blerjen e kësaj pasurie.

Gjithashtu, u evidentua se kontrata e shitjes ishte nënshkruar në funksion të deklaratës veting. “Duket se i ka fabrikuar kontratat e kaparit dhe të shitblerjes për të justifikuar burimet financiare që do të përdorte në të ardhmen për krijimin e pasurive të tjera”, tha relatorja Pine.

Avokatja Sevdari theksoi se deklarimet e subjektit për këtë pasuri, si ato periodike, ashtu dhe ajo veting  ishin të qarta dhe pa kontradikta. Ajo deklaroi se kishin paraqitur dokumentacion të plotë.

Në seancë u relatua mungesë burimesh edhe për  blerjen e një apartamenti me sipërfaqe 90.9 m2 në Yzberisht të Tiranës në vitin 2009. Po ashtu, u konstatua pamundësi edhe për blerjen e një apartamenti tjetër në Tiranë me sipërfaqe 89 m2 në vitin 2015 kundrejt çmimit 55 mijë euro.

Komisioni ngriti dyshime edhe për një automjeti tip “Volkswagen” për të cilin prokurori deklaron se ia ka blerë vëllai i bashkëshortes dhe e ka shitur më pas më shtrenjtë nga sa e ka blerë pasi vjehrri i kishte vendosur aksesorë0 ekstra.

Vëzhgusi ndërkombëtar, Steven Kesler vërejti në seancë se, në çdo vend të botës që kishte qenë, nuk kishte konstatuar që automjetet pasi përdoreshin për disa vite, të shiteshin më shtrenjtë nga sa ishin blerë. “Por në Shqipëri kam konstatuar që të rritet çmimi i makinës duke e përdorur”, tha Kessler dhe e pyeti avokaten Sevdari nëse kishte ndonjë shpjegim tjetër veç atij se çmimi ishte rritur prej riparimeve të kryera nga vjehrri. Sevdari tha se nuk kishte tjetër argument.

KPK njoftoi se seanca e radhës do të zhvillohet më datë 5 korrik, ora 09:30.

i.b. / dita

Share This Article
10 Comments
    • Atje tek vendi ku vajte nuk ka asnje hajdut.
      Mos e shaj vendin tend. Atje ku ke vajtur nuk eshte vendi yt dhe nuk te kane pritur me lule.
      Perkundrazi rropate femijet, gruan dhe veten, duke i rene kazmes dhe duke lare kazanet.
      Por vete qenke tip dembeli se rri ne kompjuter. Shko bej ndonje pune dhe leri pordhet, se akoma vjen era perc.
      Shqiperia do behet me dhe pa ju.
      Hajdutet do te gjejne vendin me dhe pa ju.

    • Jo mor djale, jo keshtu! Jane disa hajdute dhe te korruptuar si ne çdo vend te botes, por per kete nuk ka faj vendi ku ata vjedhin apo korruptohen, qofte ky edhe Shqiperia. Qe paske ikur ke bere mire, por atje ku je kujjdes kur shan e fyen vendin tend se kur te te pyesin nga je si do pergjigjesh?

      • Do pergjigjet qe merr me shume, siguron jeten dhe nuk i varet fati nga ca idiote Ramiste dularake, dhiare te peshtire si puna e Lomit dhe Mesuesit. Te kesh te besh me te dy ju te nxihet jeta.
        Prandaj ikin shqiptaret, o msuso. Shko mesoju shqip atyre te Bangladeshit, se kane dale parate teper ne Shqiperi. Vetem shqiptaret nuk i shohin me sy. Ata te ndershmit, po kermat si puna e Ramisteve, ata bejne teori ne ere. Dhe moral. Dhe kush? Me imoralet qe mund te jetojne ne kete dhe. Kur flasin dhe per Atdheun, qe po ju shitet si patate ne tregun serbogrek

  • CaC Angjeli RREZIK KOMBËTAR në VJEDHJE , KORRUPSION , HAJDUTËRI dhe GRABITJE të SHTETIT !!⚖⚖⚖⚖ says:

    Hahahahahahahahahahahahah!! BRILANT dhe i MREKULLUESHËM KOMISIONERI i OMN !! Ç’FARÈ HAJDUTÈSH dhe HORRA të NDYRÉ , ka PATUR SISTEMI i DREJTËSISĒ !!! O NËNE O NÈNE !!! Njèri thotè mè DHUROI VJERRA 100 MIJÈ €URO !!!! Tjetri thotè mè DHUROI BABAI 75 MIJÈ €URO me PENSIONIN 140 MIJÈ LEK tè VJETRA nè MUAJ , qè NUK i dalin AS pèr BUKÈN E GOJÈS !!! Ç’FARÈ MASKARENJSH PROKURORÈ dhe GJYKATÈS PLEPASH tè PËSHTIRÈ , qè kanè RRJEPUR dhe ZHVATUR POPULLIN SHQIPTAR pèr 30 VJET !!!! Vetèm nè SHQIPÈRI e Blejnè Makinèn 7 MIJÈ €URO dhe e PËRDORIN 2 VJET , dhe e SHESIN 65 MIJË €URO !!! Hahahahahahahahahahahahahahahahhh!!!

  • E po edhe ajo kafsha Donika Prela deklaronte pa pike turpi se fitimet e shoqit ishin te paregjistruara se biznesi asokohe ishte informal. Kete e thote nje qe bashke me kafshen tjeter Arta Marku e bene lemsh prokurorine duke e vene ne sherbim te partise e jo te drejtesise.
    E kuptoni more shoke sa teater i peshtire po behet me kete vettingun kur edhe Elisabeta Imeraj qe shitej si parimore eshte e zhytur thelle ne llum duke arritur deri aty sa te shantazhoje vezhguesit e huaj per te shpetuar nga vettingu. Duke u sjelle tamam si mafioze nderkohe qe gjyqtaret e perzgjedhura nga kriekaqoli mbyllen sy e veshe edhe e kaluan si pa te keq.

  • Lomi dhe mesuesi qe i kunderviheni emigrantit,ju duhet te jeni njerez qe e keni shitur b…n qe ja dilni aq mire te jetoni.Po te jetohej mire ne Shqiperi nuk kerkonin me qindra per tu larguar ndersa per ju atdhetaret e medhenj eshte mire aty ku jeni.Te lash kazanet apo ti biesh kazmes nuk eshte turp,perkundrazi eshte kenaqesi kur ne fund shperblehesh kurse tek ne edhe pse i bie kazmes e pastron kazanet(sepse dikush e ben kete pune dhe te ne ,perveç ju te dyve) por qe kur vjen koha e pages nuk je kurre i kenaqur dhe kur te vjen mosha e pensionit nuk perfiton gje sepse ai pronari jone shqiptar e patriot si puna juaj nuk te ka paguar sigurimet.

  • Edi ……..

    Mos u lodh kot. Eshte si dhelpra me rrushte .Refugjati ka dinjitet at ku punon. Kurse Lomi nuk e nje fare dinjitetin .Keqeardhje per Lomin.

  • Cudirat e vetingut nuk kane te sosur , habitem me inteligjencen e ketyre palo prokuroreve qe nxjerrin justifikime qe as nje adoleshent nuk do ti bente , TE JENE KAQ DEBILA ?

  • Vezhguesin nderkombetar e ka gjetur belaja, se ne Shqiperi ai qe vjedh eshte Shteti. Ata qe presupozohen te ruajne dhe te zbatojne Ligjin, ata jane horrat me te medhenj. Dhe, ne jemi vellezer me Aleksandrin dhe shok me Zoranin. Evropa na ka inat

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *