Vetëm nëse është “Made in Russia”, deputetët rus kërkojnë të mbrojnë të drejtat e termit “vodka”

Ornela

Një deputet rus ka sugjeruar t’u ndalohet kompanive të huaja përdorimi i termit “vodka” dhe aspiron që pija të marrë mbrojtje shtetërore.

Deputeti Mijail Degtiariov, anëtar i Partisë Liberal Demokrate të Rusisë, kërkoi që qeveria të kryejë veprime ligjore për t’ia rezervuar emrin vodka ekskluzivisht distilerive ruse.

“Marka “vodka” i është atribuuar Rusisë nga dhjetëra ekspertë të pavarur dhe në vitet 1970, Gjykata e Arbitrazhit Ndërkombëtar konfirmoi se të drejtat tona të autorit janë të vlefshme”, shpjegoi Degtiariov në një letër ministrit të Tregtisë dhe Industrisë të Rusisë, Denis Manturov.

“Të drejtat e ekskluzivitetit të Vodkas mund t’i sjellin përfitime të mëdha Rusisë”, tha deputeti, “sepse shitjet botërore të kësaj pijeje ghatë viteve të fundit kanë arritur 50 miliardë dollarë.

Diskutimi për origjinën e vodkas dhe të drejtat ligjore për emrin e saj kanë qenë objekti diskutimi gjatë dekadave mes Rusisë dhe Polonisë. Varshava tentoi në 1978 të merrte të drejta e ekzskluzivitetit të markës, por Moska shmangu një gjë të tillë duke paraqitur prova historike të fabrikimit të saj të parë që datojnë në shekullin XV. /DITA

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *