Adnan Januzaj është belg. Nëse do të dëshironte, në bazë të rregullave strikt të termave të futbollit, ai mund të jetë shqiptar, ose kosovar, serb ose turk. E sigurt është se ai nuk është anglez. Ne e dimë këtë, pasi ai është 18 vjeç dhe luan në Premier League. Jo shumë adoleshentë anglezë e bëjnë këtë gjë. Januzaj është lindur në Bruksel dhe Belgjika e kërkon atë që të jetë pjesë e gjeneratës së saj të artë. Babai i tij është shqiptar dhe djali tij ka një lidhje të veçantë me këtë vend. Shqipëria ende nuk është kualifikuar në një kompeticion ndërkombëtar dhe aktualisht renditet e pesta në grupin me gjashtë ekipe të Grupit E. Deri tani Januzaj ka refuzuar të përfaqësojë Belgjikën me kombëtaret U-18 dhe U-19, duke thënë se Shqipëria mund të jetë zgjedhja e tij e preferuar. Nëna e tij është nga Kosova, që për momentin është një rrugë pa krye për ambiciet e tij si futbollist. Kosova nuk ka ekip kombëtar konkurrues dhe vendi ka mosmarrëveshje me Serbinë për statusin e saj të pavarur. FIFA e lejon Kosovën të luajë ndeshje miqësore ndërkombëtare, por pa simbolet e saj kombëtare. Gjyshërit e Januzajt janë nga Serbia dhe Turqia, edhe pse ai nuk ka asnjë tendencë për të përfaqësuar këto vende. I vetmi vend për të cilin ai nuk mund të luajë dot, është vendi ku është punësuar. Është qesharake edhe të spekulohet se Januzaj mund të veshë fanellën e Anglisë. Moralisht, kjo nuk do të ishte drejtë dhe në parim do të shkelte marrëveshjen me vendet e tjera në fjalë. Roy Hodgson mund të jetë tunduar, por kjo në të vërtetë është e palejueshme. Duke e lënë mënjanë moralin për një moment, ideja se kombëtarja e Futbollit mund të sillet si një klub elitar dhe të tërheqë një lojtar nga një kombëtare tjetër, që është inferiore në premtimin për famë dhe të ardhme (jo suksesin, se i riu Adnan duhet vetëm të shikojë librin e të dhënave për të kuptuar se sa shumë shanse ka që të realizojë një gjë të tillë me Anglinë).
Edhe nëse Federata Angleze e ndjek këtë qëllim, ata do të duhet të injorojnë marrëveshjen me vendet e origjinës. Marrëveshja thotë se një lojtar që nuk ka lidhje territoriale për sa i takon vendlindjes apo prindërore, duhet të ketë pesë vjet edukim para moshës 18 vjeç për të luajtur me një kombëtare tjetër. Edhe sikur Januzaj të jetonte në Angli deri në vitin 2018, kjo nuk do ta bënte atë anglez, as do të plotësonte kriteret e FIFA-s. Nuk ka asnjë arsye pse Hodgson duhet të jetë familjar me këtë ngatërresë dhe pse ai, qartësisht e admiron një gjë të tillë, kur tha se Januzaj ishte në radarin e Anglisë. Hodgson është njeri i përmbajtur dhe e di se nuk është mirë që të vjedhë. Nxitimi i para disa viteve për të zgjidhur krizën e fuqisë mashkullore të Anglisë me lojtarë nga jashtë ishte i pahijshëm dhe jo i dobishëm. Një debat i tillë ka ndodhur edhe për Mikel Arteta, gjatë drejtimit të kombëtares nga Fabio Kapelo, gjë e cila bëhet pa dyshim për arsye pragmatiste. Teknikisht, po, Januzaj mund të bëhet anglez – nëse federata është e përgatitur të sillet në mënyrën më të mundshme cinike dhe të refuzojë marrëveshjet private. Gjithashtu, kjo gjë do të kërkonte edhe një bindje me forcë të një të riu. Do ta zbulojmë shpejt se me cilën kombëtare dëshiron të luajë Januzaj. Ajo që kurrë nuk duhet të bëjë është që të kthehet në tagji për oportunistët, apo një zgjidhje qesharake për një problem që është tërësisht i brendshëm i futbollit anglez.

Cdo gje varet nga deshira e Januzajt. Ne qofte se do te luaj per Angline (meqenese atje jeton dhe luan) duhet te natyralizohed si angles. Gje me te thjeshte nuk ka.