Tv Klan tani mbetet për t’u ndjekur, vetëm për bingon e së dielës, ku njerëzit shpresojnë të fitojnë. Vetëm kaq, se të tjera vlera ky “televizion kombëtar” nuk ka dhe s’ka sesi të ketë, me të preferuarin e Sandrit, Çanin. Që Çani ka performuar injorancë, pisllëk dhe rrugaçëri, kjo dihej, por të bëjë deklarata të tilla alla fashisto-naziste për çamët, me të persekutuarit popuj dhe sarandiotët, kjo ka tronditur çdo shqiptar dhe i ka fyer deri në palcë në veçanti çamët e sarandiotët. Këtij palo moderatori, ka kohë që i ka hyrë vetja në qejf, domosdo kur “baballarët e mamallarët” e tij Sali apo Jozi nga të cilët merr frymëzim Saliu, vret e pret, ta bën fytyrën bojë këpuce, të bën horr apo lavire, Jozi nga ana e saj duke gjetur frymëzim nga regjisorë filmash horror, tregon pengun e saj që nëpër palma nuk ka socialistë të varur apo me plumba ballit. Luli po nga ana e tij, firmos detin grekëve, sikur si veten tërë tufën pa përjashtim. Shfaqja karnavale sot në Kuvend, ku vështirë ta gjesh dhe në spitalet psikiatrike, i vuri vulën e turpit gjithë tufës për vetë faktin se nuk doli qoftë edhe një nga tufa për t’i thënë: “E qelbe!” Nuk na duron më lëkura, mazhoranca më shumë se kurrë t’i shkojë deri në fund kësaj situate. Të jeni të sigurt se më në fund qorri po e gjen atë që kërkon. Të gjithë shqiptarët e ndershëm duhet të mos provokohen, mbasi kështu i shërbejmë prishjes se provave. Unë bindem se shoqëria dëmtohet jashtëzakonisht nga kjo e ashtuquajtur parti. Përshëndetje! Jani Ymka, Pogradec.
