Vetëm për dy ditë zgjati largimi

redaktor

SMS në DITA

Në 0689073730

E dashur gazeta Dita. Vetëm 2 ditë zgjati largimi i tregtarëve nga trotuaret ngjitur me tregun e bukur të Kavajës. Dje dhe sot u mbush përsëri me tregtarë ambulantë, por edhe me shitës mishi në derën kryesore të tregut. Zoti Roshi duhet t’i largojë me ceremoni këta policë të paaftë e të korruptuar.
Tregtarët e tregut, por edhe qytetarët janë të indinjuar për zënien e hapësirave publike, kryesisht në shëtitoren nr.2 dhe në rrugën lidhëse të dy shëtitoreve, ku trotuaret janë totalisht të zaptuara nga ambulantët dhe njësitë tregtare. Zbatoni ligjin dhe vetëm ligjin i dashur kryetar. Kemi besim në punën tuaj, por duhet të kontrolloni punën e vartësve duke shkelur me këmbë në çdo rrugë të qytetit. Faleminderit e dashur Dita, sepse vetëm këtu shprehemi lirshëm.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *