Vetëm socialistët paskan shkelur ligjin

redaktor

Letër e nënshkruar,

Edi Spahiu

 

Përshëndetje Dita! Më ka bërë shumë përshtypje se si është duke punuar në drejtim të luftës ndaj korrupsionit kryeministri Rama. Unë si qytetar por edhe si një simpatizant i zotit Rama, jo vetëm dua ta përgëzoj për implementimin e filozofisë së tij qeverisëse “me duar të pastra”, siç është në rastin konkret edhe shembulli i disa kryebashkiakëve të mandatuar nga Partia Socialiste. Por po publikisht kërkoj të mos tërhiqet nga kjo filozofi pune, dhe ta shtrijë edhe më gjerë këtë aksion të fortë. Dhe ajo që kërkoj nga kryeministri është se ky fenomen luftohet pa ngjyrime partiake, por fatkeqësisht deri tani kemi vetëm kryebashkiakë socialistë që po bëhen shembuj dhe vendosen para drejtësisë?! Po drejtuesit e forcave të tjera politike që çuditërisht na del se janë krejt të pastër deri tani, çfarë janë në të vërtetë, engjëj apo djaj? Me respekt, nga Berati

 

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *