Vetëm ti mos fol, o Sali murtaja!

Ornela

Ç’po vajton bilbili,
O maja më maja
Vetëm ti mos fol,
O Sali murtaja!

Vetëm ti mos fol,
Me tone kritike,
Sepse tani je
Gërmadhë politike!

Këto Tridhjetë vite,
Plak o plak i marrë,
Je shtetari i vetëm
Që ke vrarë shqiptarë!

Në krye të vendit,
Erdhe si mallkim,
Vrasjet edhe vdekjet,
I ke sinonim!

Shumë nga ndërtesat,
Që rrafsh u rrafshuan,
Në fushatën tënde,
U inauguruan!

Pas logjikës tënde,
O njeri i zi,
Gjithë ata njerëz,
I paske vrarë ti!

Po këtë s’ta them,
Se do flisja kot,
Dhe si puna jote,
Nuk jam një idiot!

Vetëm ti mos fol,
Si një super gore,
Se veç ti ke bërë,
Vrasje shtetërore!

Si kokosh i dehur,
Del e bilbilon,
Dhe pa turp, si vrasës,
Ramën akuzon!

Mos fol majë plehut,
Si kokosh i dehur,
As fishekë manovre,
Rama nuk ka shkrehur!

Arben Duka

Share This Article
17 Comments
  • Vargje brilante të poetit Arban Duka të lumtë pena ,po kujtë ja thua ?!
    ,Besoi se ky kriminel nuk ndëshkohet vetëm në shqipëri,kurse në çdo vend tjetër të globit do ishte dënuar,ndoshta jo për të gjitha ,por të paktën vetëm për një krim ,aty ku vrau katër protestues..

  • Sa flet per Saliun te verteta thua,
    por vec nje fjale degjoje nga mua,
    se Saluku vertet dhe Mut mund te jet,
    po Ramen e ke Mut e Shurr komplet,
    per ta ilustruar meqe jemi ne dhjetor,
    Saliu ka dhene shperblim per buxhetor,
    por ka shume dhjetor, 7-te behen sivjet,
    qe Rama asnje lek s’u jep atyre te shkret,
    Saliu ahere nga 50 mije lek pleqve u dha,
    por nga Ram Mut+Shurra, aha leke s’ka.

  • Bejte ti thua:

    Mos fol majë plehut,
    Si kokosh i dehur,
    As fishekë manovre,
    Rama nuk ka shkrehur!

    Cfare fishekes mer ti, Rames nuk i punon. Edhe Gregun e beri me ndihmen e babit te vet. Sa per Zahon, ndihma ende nuk dihet nga ka erdhur.

  • “;;;;Berisha eshte krijesa me e degjeneruar ””'”thot nji komentus une do te shtoja pas Ahmet Zogut! dhe per kete lexoni P-te e Faik Konices

  • Arben Duka lab labove /nga llogorja s’ulargove
    me pene,si me pushk luftove/dhe “Murtajen”dhe “koleren”/ edhe dimrin edhe veren/nuk po trenbesh asnjehere/ kjo te ben trim ,kjo te ben nder!
    Te pershendes ;Fatmiri

  • Arben Duka lab Labove /nga llogorja s’ulargove
    me pene,si me pushk luftove/dhe “Murtajes”dhe “koleres”/ edhe dimrit edhe veres/nuk po trenbesh asnjehere/ kjo te ben trim ,kjo te ben nder!
    Te pershendes ;Fatmiri

  • C’fare fishekesh manovre thua o qorr, nuk e shikon rinine qe po iken nga syte kembet prej bombes qe Rama jot ka hedh mbi ekonomine shqiptare?

  • JO qe te mos flase/ por te ligjeroje/ edhe te na talle/ sa here te doje. Madje, o Ben Duka/ qe burrash te rrime/ ne Saliberishes / ti pijme dolline. Se tek shtate penxheret/ nuk i ndriu fati/ veç falenderime/ nga Edi i gjati. Kot prite o Duka/ me faktet ne dore/ per keto gjera Edi/ s’qenkesh prokuror. Mbase kur bertet/ ze i bie flama/ Dhe po s’ka Sali/ s’do duam as Rama.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *