“Veten dua gjallë, Aurela Gaçe publikon këngën kundër dhunës ndaj grave

Leda Hysa

Aurela Gaçe ka përcjellë edhe një herë emocione të forta me projektin më të ri muzikor. Mjaftoi një video fare e shkurtër e publikuar në Instagram, për të kuptuar se “Veten dua gjallë” përfaqëson një nga plagët e shoqërisë shqiptare, atë që sado të kalojnë vitet, mbetet ende një problem pa zgjidhje.

Rozana Radi vjen edhe një herë si tekstshkruese e një projekti që mbart mesazh kaq kuptimplotë, ndërsa muzika ka ardhur si bashkëpunim mes John Van Ride dhe vetë Aurela Gaçes. Për të transmetuar gjithë ndjesinë që mbart kënga në vetvete, këngëtarja i ka kushtuar rëndësi të veçantë edhe klipit, ku përpos lojës së saj të shkëlqyer aktoriale, pjesëmarrja e Gert Ferrës ka bërë që video shoqëruese t’i shkojë përshtat çdo vargu të “Veten dua gjallë”.

“Nuk na zhgënjeve kurrë. I ke dhënë zë çdo femre të dhunuar”, ka qenë ky vetëm një nga komentet e shumta në YouTube, ku vështirë të gjesh një reagim negativ. Me ‘valixhen plot mbushur plot me lot’, Gaçe ka dhënë mesazhin më të fortë: të reagojmë, para se të jetë shumë vonë./News31.al

l.h/ dita

Share This Article
7 Comments
  • Mire me Aurela, mire e ke bere. Sikur je nga Parisi.
    Po shumica e atyre qe humbasin jeten jane ne mjerim.
    Sado tu kendosh ti nuk kane nga vene.

  • Plaka ime e do shume Aurelen sepse e njeh ate cdo te

    thote kengetare vertete .

    Un pelqej Rozin ,si nji vajze qyteti qe vjen ga nji Familje Artistesh .
    Kenga ?

    Nga ana muzikore e gjthcka nenkupton ate ,
    e mire .
    Aurela eshte sigurishte ajo qe e ben kengen ,i jep jete .

    Rozi ka ber shume mire qe shkruan Texte te tilla per
    Plaget Sociale ,qe mjerishte vazhdojn te bien mbi jeten
    e shqiptareve e kryesishte te Femres Shqiptare .

    Eshte e trishtushme te degjosh sot ,te tille kenge ,por un medoj se ka shume ne ate vend ,qe gjejn dicka nga historia e jetes se tyre brenda ksaj kenge dhe ngushellohen e nji far menyre .

    E di qe tingelloj jokedshem kjo llogjike ,por
    kur i themi gjerat hapur ,
    kur konfrontohemi me problemet e jetes direkte ,
    clirohemi ,duke mos i ndrudhur brenda gjoksit ,sepse

    sipas mjelesise e psikologeve ,demtojne shume shendetin e njeriut .
    Nejse ,
    e tille eshte kjo jete .
    Ka gezime ,trishtime , momente kur ne humbim cdo shprese ,
    dhe perlasim gjithcka nga dritarja ,
    por edhe rikthim ne jete ,me shprese e besim per ta jetuar ate qe do …

    Sigurishte qe, ka momente e jete ,ku njeriu humb durimin ,dyshin ne forcen e tij ,
    por me vetbesim e nji partner te vertete ne krah gjithcka ndryshon dhe ajo qe ke besuar behet Realitet .

    (Ndoshta ne shqiptaret ,duhet te luftojme me shume ,per te kuptuar jeten ,bukurine e saj e largohemi dhunes ,sidomos vs Femres )

  • Aurela,po te drejtohem ty, paçka se kete koment edhe mund te mos e lexosh. Kenga eshte e fuqishme por i mungon emocioni i fabules se kenges. Grate vriten dhe dhunohen ne sy te femijeve. Pra, pjesemarrja e tyre ne kete video dhe syte e tyre te traumatizuar do ta benin kengen tende edhe me ngjethëse. Eshte trondites fakti se si keta kafshe qe keqtrajtojne grate, i shfaqin keto simptoma shtazarake pas lindjes se femijeve, se kur jane akoma femije konfliktet jane edhe me te pakta. Nje detaj i gjetur do te ishte edhe fotografite e gruas ne sfond,dikur e bukur dhe pasi eshte lidhur me kafshen qe i ka rene per short, ka pesuar nje transformim total per keq.
    Shteti duhet te adoptoje legjislacionin e vendeve me pro- te drejtave te grave dhe femijeve, nga vendet nordike apo Gjermania. Ne keto vende te emancipuara grate mbrohen si ne nivel material ashtu edhe moral.
    I ke degjuar kafshet shqiptare se si i kercenojne grate, me fjalet tu ngrita, ta rregulloj qefin. Po cfare qefi do ti rregullosh ti o kafshe, shko rrih te tëmë qe lindi e rriti nje bishe, qe kercenon e vret nje grua, se ai qe leshon keto lloj fjalesh kot qe jeton, e asaj gruaje nuk i duhet më.

    • E nderuar Andia ,

      jetoj prej vitesh ktej ne kte Europe te ciles ti i referohesh

      e te jane shume te drejt ne komentit tend ,ne gjithcka shkruan.
      Ndoshta do duheshin shume Andia ne ate vend ,qe nuk ngurojne e thone te verteten ne sy asaj Bote .
      Bashkohuni ,behuni bashke e shruani kudo ,duke sensibilizuar e kerkuar te Drejtat tuaja .,

      Fenomene te tilla dhune ka pas edhe kltej ne Europen e civilizuar ,
      por reagimi dhe lufta e femres ka qene i mejihershem .
      Kerkojini Shtetit te bej Ligje te vecanta per mbrojtjen e Femres dhe penalizimi i keqtrajtimit dhunes ndaj saj te ket Denime Maximale per dhunuesit .
      Sot ne kte kohe ,kur mjetet e komunikimit nuk mungojne
      mundet te arrini shume nqs veproni .Drejtojuni Parlamentit -Shtetit shkoni ne X – TV , dhe beheni Teme te Shoqerise Dhunen ndaj Femres dhe mesiguri do fitoni te Drejten per te jetuar si Femrat e gjithe Botes se civilizuar. Ligji vetem ndal i thot Stop dhune ndaj Femres .

  • Kenge e bukur, emocionuese! Vidio po ashtu. Ndoshta do te kish qene me kuptimplote, qe grupi i grave prane detit te ishte ne det brenda, (kuptohet pse), dhe duke e nxjerre Aurelen lart dhe drejtuar drejt bregut, jashte! Por ndoshta regjizori nuk ka dashur te jape kuptimin vetem te vrasjes se tyre, por edhe thjesht dhunimit fizik te tyre.

  • Aurela,po te drejtohem ty, paçka se kete koment edhe mund te mos e lexosh. Kenga eshte e fuqishme por i mungon emocioni i fabules se kenges. Grate vriten dhe dhunohen ne sy te femijeve. Pra, pjesemarrja e tyre ne kete video, te frikësuar dhe traumatizuar do ta benin kengen tende edhe me ngjedhëse. Eshte trondites fakti se si keta kafshe qe keqtrajtojne grate, i shfaqin keto simptoma shtazarake pas lindjes se femijeve, se kur jane akoma pa femije konfliktet sikur jane me te pakta. Nje detaj i gjetur do te ishte edhe fotografite e gruas ne sfond, dikur e bukur dhe më pas e transformuar per keq pasi eshte lidhur me kafshen.
    Shteti duhet te adoptoje legjislacionin e vendeve qe jane pro-te drejtave te grave dhe femijeve te keqtrajtuar nga bashkeshorti, si psh vendet nordike, Gjermania etj. Ne keto vende te emancipuara grate mbrohen si ne nivel material ashtu edhe moral.
    I ke degjuar kafshet shqiptare se si i kercenojne grate, me fjalet tu ngrita, ta rregulloj qefin. Po cfare qefi do ti rregullosh ti o kafshe, shko rrih te tëmë qe lindi e rriti nje bishe, qe kercenon e vret nje grua, se ai qe leshon keto lloj fjalesh kot qe jeton, e asaj gruaje nuk i duhet më.

  • E nderuar Andia ,

    jetoj prej vitesh ktej ne kte Europe te ciles ti i referohesh

    e te jape shume te drejt ne komentit tend ,ne gjithcka shkruan.
    Ndoshta do duheshin shume Andia ne ate vend ,qe nuk ngurojne e thone te verteten ne sy asaj Bote .
    Bashkohuni ,behuni bashke e shruani kudo ,duke sensibilizuar e kerkuar te Drejtat tuaja .,

    Fenomene te tilla dhune ka pas edhe kltej ne Europen e civilizuar ,
    por reagimi dhe lufta e femres ka qene i mejihershem .
    Kerkojini Shtetit te bej Ligje te vecanta per mbrojtjen e Femres dhe penalizimi i keqtrajtimit dhunes ndaj saj te ket Denime Maximale per dhunuesit .
    Sot ne kte kohe ,kur mjetet e komunikimit nuk mungojne
    mundet te arrini shume nqs veproni .Drejtojuni Parlamentit -Shtetit shkoni ne X – TV , dhe beheni Teme te Shoqerise Dhunen ndaj Femres dhe mesiguri do fitoni te Drejten per te jetuar si Femrat e gjithe Botes se civilizuar. Ligji vetem ndal i thot Stop dhune ndaj Femres .

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *