Vetëplagoset me armë, arrestohet nga policia

Elton Tafaruci

Një i ri është plagosur me armë dhe më pas është vënë në pranga për armë pa leje. Burime nga Policia e Durrësit kanë bërë të ditur se, është vënë në pranga Denis Shahini 27 vjeç, banues në Shijak.

Shahini, në lagjen”Kodër” të Shijakut, dyshohet se është vetëplagosur me një armë zjarri, tip pistoletë e llojit TT.

Ai ka qenë duke qëndruar i ulur dhe arma, të cilën e kishte në çantën e krahut (marsup) është shkrepur nga pakujdesia.

Policia e Shijakut me të marrë njoftimin ka shkuar menjëherë në vendngjarje duke siguruar dhe bërë këqyrjen e vendit të ngjarjes si dhe mbledhjen e provave që do ndihmonin në zbulimin e së vërtetës.

Për pasojë i vetëplagosuri ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës jashtë rrezikut për jetën. Nga verifikimet e kryera ka rezultuar se arma e zjarrit ishte pa leje.

U sekuestruan në cilësinë e provave materiale:

arma e zjarrit tip pistoletë, e llojit TT, model 54 , kalibër 7.62 mm;

1 krehër me 6 fishekë;

1 gëzhojë e plasur, e cila gjendet në folenë e fishekut

1 telefon celular.

Shahini është person me precedentë penalë të mëparshëm në fushën e veprave penale kundër jetës, pronës dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të policisë.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *