Një person është vetëplagosur me armë zjarri në Mat.
Si pasojë e plagëve të marra, personi ka humbur jetën në Spitalin e Burrelit.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Kurdari të Klosit, ndërsa viktima mësohet të jetë Mark Nikolli, 52 vjeç.
Sipas njoftimit te policisë, grupi hetimor vijon hetimet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve.
e.ll./dita
