“Veteranë janë bërë edhe persona që ishin 6-7 vjeç gjatë luftës”

Dita

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, duke folur për pamundësinë e pagesës së pensioneve për veteranët e luftës, tha se në këto lista ka emra të cilët gjatë luftës në Kosovë kanë qenë 6-7 vjeç.

Kryeministri theksoi se ata që janë veteranë të vërtetë do të marrin pensionet dhe se nuk kanë pse shqetësohen.

“Mirëpo, nuk kemi mjete t’u paguajmë, sepse këto lista nuk janë lista të vërteta; janë lista mbi baza politike. Ka informacione se aty ka të tillë që kanë marrë statusin e veteranit e që në kohë e luftës ishin 6-7 vjeç”,- ka thënë Mustafa në një intervistë për televizionin publik.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *