Letër e nënshkruar
Preng Pjetri
E dashur redaksi. Veteranët janë thesari i historisë kombëtare! Është detyrë morale e shoqërisë dhe detyrim ligjor i qeverisë të mbështesin dhe të inkurajojnë këta kolosë të kombit tonë. Nderimi dhe përkujdesja për këtë gjeneratë, do të thotë të nderosh vlerat e kombit tënd, të mbrosh historinë e lavdishme të atdheut tonë të shtrenjtë.
Personalisht pata fatin dhe privilegjin të marr pjesë në një mbledhje që komuniteti i veteranëve të fshatit Zejmen organizuan më 21 Nëntor 2015. U ndjeva i befasuar teksa dëgjoja diskutimet e veteranëve të luftës dhe të punës. Flisnin gjithë pasion dhe dëshirë për të ardhmen e brezave tanë. Me energji të forta dhe fjalë “gozhdë” që zinin vend në çdo pikëpamje dhe detaj.
Fjala e zotit Dod Doda, sekretar i përgjithshëm i Komitetit të Veteranëve të Lezhës, ishte mesazhi më i mirë për brezat tanë, me një marifet diplomatik dhe prindëror. Në këtë takim ishte i pranishëm edhe zoti Pjetër Buba.

Faleminderit per vlersimin zoti Prengë.