Një 20-vjeçare i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur në kasollen e bagëtive. Ngjarja ka ndodhur të shtunën në Lundër të Tiranës, kur Sirie Gjana ka gjetur momentin kur në shtëpi nuk ka pasur njeri dhe ka ekzekutuar vendimin fatal.
“Ju nuk më pyetët kur më fejuat. Nuk ishte dëshira ime që të martohem. Më mirë preferoj të vdes”. Këto kanë qenë fjalët e fundit të vajzës, e cila ka lënë një letër për familjarët.
Pas gjetjes së letrës, prindërit kanë treguar se atë e kishin fejuar pa dëshirën e saj me një 42 vjeçar emigrant në Greqi, por vajza vazhdimisht kishte kundërshtuar.
Disa ditë më parë, Siries i ishte ndarë dita e dasmës. Siç shkruan “Panorama”, 20-vjeçarja e gjetur e pafuqishme për të prishur fejesën, i ka dhënë fund jetës.
Ngushellime familjes dhe te afermve.Zoti I ndihmoft per te kaluar ket dhimbje te madhe.Nje vrejtje kam ne adres te ati qe ka shkruar.A eshte 21 vjece a po 20 vjece.
Tragjike,,,,,,prinder qe vrasin evlatin e tyre me nje dhune te tille te tmerrshme.
I qofte dheu i lehte Sirie Gjanes dhe i hedhte dheu havadan vrasesit-prinder ne shekullin 21.
MOS PJELLTE KJO TOKE PRINDER TE TILLE I PA HARUAR KUJTIMI JUAJ VAJZE
Albania = Afganistan, whtf.