Një 40 vjeçar i dha fund jetës të dielën për shkak të varfërisë dhe mungesës së dritave prej disa muajsh.
Ngjarja ndodhi në fshatin Sutaj të Librazhdit, ku shtetasi Fluturim Cuku, babai i tre fëmijëve është vetëvarur. Ai është gjetur i pajetë në një pemë pranë shtëpisë së tij.
Lidhur me ngjarjen ka reaguar edhe dega e Partisë Demokratike në Librazhd, ku kryetari i kësaj dege, Bujar Vreto u shpreh se familja Cuku kishte 6 muaj pa drita, pasi OSHE i ka ndërprerë furnizimin me energji elektrike, për shkak të mospagesave së faturave.
Gjithashtu, kryefamiljarit Fluturim Cuku ishte ndërprerë edhe ndihma ekonomike me të cilën mbante familjen. Pas aktit të rëndë, mësohet se OSHE-ja ia ka rilidhur energjinë elektrike. /Dita/
