Avokati i Popullit, Igli Totozani, ka mbërritur sot në Bulqizë, për të mbledhur informacion të detajuar rreth vetëvarjes së 18-vjeçarit Drilon Dema. Udhëtimi i Totozanit drejt qytetit verior vjen pas denoncimi të prindërve të 18-vjeçarit, të cilët thanë se në trupin e tij kanë konstatuar shenja dhune.
Ngjarja
Drilon Meme i dha fund jetës duke u vetëvarur, pak orë pasi ishte liruar nga komisariati i policisë së Bulqizës. 18-vjeçari nga fshati Omezh i Bulqizës ishte shoqëruar në polici me akuzën e vjedhjes së dy pulave një bashkëfshatarit të tij.
Dema është mbajtur në komisariat për afro tri orë, kohë gjatë të cilës është marrë në pyetje në lidhje me rastin. Pas lirimit, Dema ka rënë në gjendje depresive, gjë që mendohet se e ka shtyrë drejt vetëflijimit. Policia thotë se ende nuk dihet nëse djali ishte autor i vjedhjes.
Ndërkohë, pasi kanë gjetur trupin e tij të pajetë, familjarët kanë konstatuar shenja dhune.