E vetmja zgjidhje për Kosovën është një qeverisje e koalicionit mes Vetëvendosjes dhe LDK-së thotë Besnik Bislimi, shefi i shtabit zgjedhor të VV në një intervistë telefonike për Ora News.
“Qeverisje që nënkupton vetëm me LDK sepse Vetëvendosja nuk do të pranojë asnjë lloj qeverisje me PDK-në. Por kjo varet nga vullneti politik i Vetëvendosjes, AKR dhe LDK, dhe nga kushtëzimet e mundshme që mund të dalin gjatë bisedimeve të tilla.
Momentalisht nuk janë bërë ftesa zyrtare, por deklarime të eksponentëve të këtyre subjekteve dhe kemi Albin Kurtin që thotë se ndryshimi i vetëm vjen vetëm me një koalicion të Vetëvendosjes dhe LDK-së. Vetëm me Albin Kurtin kryeministër“, tha Besnik Bislimi.
Duke e akuzuar Thaçin si president që nuk ka qenë asnjëherë mbi palët, por shumë i përfshirë në procesin elektoral “me takime të fshehta dhe takime për të blerë vota” Vetëvendosja flet për dy skenarë të Thaçit, njëri prej tyre skenari i Maqedonisë.
“Nëse bisedimet nisin me LDK-në arrijnë në një pikë ..presidenti Thaçi ka dy opsione ose të reflektojë menjëherë dhe ti japë mandatin koalicionit ose të ndjekë rrugën e Maqedonisë, ku përpiqet të bllokojë procesin duke dhënë mandatin një koalicioni që nuk ka mundësi të krijojë numrat. Nuk e përjashtoj mundësinë që PAN të bëjë pazare të tjera,sepse është strategji e tyre gjithmonë.
Nëse Thaçi dëshiron ti japë kohë koalicionit të parë atëherë synimi i vetëm i koalicionit është që të ketë kohë për blerje deputetesh dhe tregti të tjera”, tha Bislimi.

Thaci nuk eshte kurrsesi Ivanovi,,,,po aq sa Kosova nuk ka fare te ngjashmeri me Maqedonine,,,,rrjedhimish nuk mund te rrezikohet verdikti I Popullit te Kosoves nga skenare ogurzinj te tipit maqedonas.
Uroj te shoh Albin Kurtin kryeminister te progresit evident ne Kosove.
Albin Kurti Kryeminister..Boll me “”Komandantet “”,Ata te pensionohen dhe te gezojne jeten Kontributi i tyre eshte i madh ,po nuk jane te afte per te qeverisur.Tung.
Ne Kosove fiton e majta…..A e di Rama kete……nderime dhe respekt per vellezerit tane …..me te qarte ,me te vendosur ne idete e tyre…Kurti dhe Ahmeti ne Prishtine japin shprese se shqiptaret e hapsirave shqiptate votojne perparimin solidaritetin ,drejtesine ,,askush te mos mendojne se pjesa veriore e shqiptareve jane konservatore,,,,sa mund te jene konservatore yjet boterore te rokut.Ora,Lipa ,Istrefi……Duket primitiveve berishiste po u rreshqet toka nen kembe …