Lëvizja Vetëvendosje, përmes një konference për media, ka risjellë skandalin e publikuar vitin e kaluar me kompaninë e djemve të kryeministrit Isa Mustafa.
Glauk Konjufca nga Vetëvendosje, tha se kompania e djemve të kryeministrit Mustafa, kompani për shitjen dhe servisin e veturave BMW në Kosovë, po bashkëpunon me kompaninë serbe.
“Zyra e kryeministrit pati shpallur tenderin për mirëmbajtjen e veturave, tender i iu dha djalit të Isës. Ndërkaq, kjo kompani po bën import intensiv të autopjesëve nga Serbia, gjerësisht me kompaninë “Delta Motors” e Miroslav Mishkoviçit”, ka thënë Konjufca.
