Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: “Vetëvendosje” pritet të rikthehet në Kuvend
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Bote > “Vetëvendosje” pritet të rikthehet në Kuvend
Bote

“Vetëvendosje” pritet të rikthehet në Kuvend

Elton Tafaruci
Published June 6, 2016
Share
SHARE

Partia më e madhe opozitare, Lëvizja Vetëvendosje, ka paralajmëruar rikthimin në Kuvendin e Kosovës. Kryetari i Vetëvendosjes, Visar Ymeri, gjatë konferencës për media, ka thënë se organet e partisë kanë vendosur për rikthimin në Kuvend.

“Do të bëjmë opozitën ashtu siç e kemi bërë çdo herë”, është shprehur Ymeri. Kthimin në Kuvend, ai e ka ndërlidhur edhe me angazhimin e Vetëvendosjes kundër ratifikimit të Marrëveshjes për demarkacionin e kufirit me Malin e Zi dhe kundërshtimin e nismës së qeverisë për themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe, raporton Radio Evropa e Lirë.

Në fillim të sesionit pranveror, Vetëvendosje, bashkë me dy partitë tjera opozitare Aleancën për Ardhmërinë e Kosovës dhe Nismën për Kosovën, patën marrë vendim të braktisin seancat e Kuvendit.

Por, më pas, Vetëvendosje vazhdoi me politika të ndara nga pjesa tjetër e opozitës dhe së fundi, vendosi të kthehet sërish në Kuvend.

Elton Tafaruci June 6, 2016
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?