Teksa Hashim Thaçi pritet të zgjidhet President gjatë këtij viti, Lëvizja Vetëvendosje rreshton arsyet se pse ai nuk mund të jetë në krye të shtetit.
Në një artikull, zëdhënësi i kësaj Frashër Krasniqi thekson se ndaj tij ka dosje të shumta korrupsioni.
“Ai do që të bëhet President! Thaçi vërtet përfaqëson unitet popullor. Është figura që bashkon më së shumti njerëz. Por njerëz që janë kundër tij.
Që e duan jashtë politikës, e mundësisht edhe në burg. Është rasti i parë në historinë e pluralizmit kosovar, kundër të cilit u unifikuan të gjitha subjektet tjera politike që përfaqësonin rreth 70% të elektoratit.
Është ndër të vetmit njerëz me të cilët askush nuk do që të bashkëpunojë, madje as ata që janë të detyruar ta bëjnë një gjë të tillë. Po të mos ishte për kërcënimet e ambasadës amerikane me 70 dosjet e korrupsionit, as Isa Mustafa nuk do të bashkëpunonte me të”, shkruan Krasniqi.
Zëdhënësi i Vetëvendosjes kujton se nën drejtimin e Ministrisë së Jashtme, Thaçi nuk mundi të anëtarësonte Kosovën në UNESCO.
“Ai shtyu përpara integrimin për në BE. Por integrimin e Serbisë. Me marrëveshjet e Brukselit, ai e bëri Serbinë lidere rajonale sa i përket integrimit evropian. Pra s’mund të themi që s’ka pasur asnjë sukses diplomatik!”, shkruan më tej.
“Ai ëndërron që të bëhet i pari i shtetit. Tamam simbol i Kosovës. Sepse Presidenti është simbol. E kush do ta simbolizonte më mirë se ai shtetin e dështuar ekonomikisht, shtetin e nënshtruar ndaj armikut kombëtar e të kapur nga miqtë personalë.
Shtetin e vënë në funksion të të pasurve, shtetin që përmes varfërisë e mjerimit përzë mbi 100 mijë të rinj e të reja, shtetin që burgos opozitën dhe dhunon qytetarët protestues. Ai vërtet do të ishte presidenti i duhur i një shteti të mjerë. Por ja që populli i Kosovës ka tjetër vullnet. Do tjetër shtet. Pra, tjetër president”, vijon. /Dita/

Ky fshatar i patoke po zgjedh veten president, i OKB apo jo?
Jam plotesisht dakort me artikullshkruarsin.