Vetëvendosje: Shteti i Kosovës po copëtohet nga qeveria

Saimir Lleshi

Shteti i Kosovës është shndërruar në plaçkë, e cila po copëtohet e po ndahet midis partnerëve të koalicionit qeverisës”, thuhet në një deklaratë të Lëvizjes Vetëvendosje.

Sipas kësaj partie, “nuk ka mbetur asnjë pjesë e buxhetit shtetëror, administratës dhe e sektorit publik, e cila nuk po plaçkitet prej subjekteve qeverisëse, ndërkohë që shtresat e gjera popullore gjithnjë e më shumë varfërohen”

Në njoftimin e sotëm për media thuhet, po ashtu, se “institucioni i fundit që po e dëshmon logjikën e kapjes është Policia e Kosovës”, që sipas Vetëvendosjes, megjithëqë duhet të jetë në shërbim të publikut, ky institucion “është mbushur me militantë të partive, të cilët nuk hezitojnë të abuzojnë me ligjin, për të zbatuar urdhrat e eprorëve të tyre”.

Kjo parti opozitare në Kosovës konsideron se “me integrimin e Mbrojtjes Civile në shtetin e Kosovës, edhe Lista Serbe po e merr hisen e vet në shtetin e kapur të Kosovës, bashkë me PDK e LDK” dhe shton se “pjesëtarët e Mbrojtjes Civile i paguan dhe i kontrollon Beogradi”.

Vetëvendosja thekson se “ky integrim” i strukturave paralele të Serbisë në Policinë e Kosovës, “është edhe një skandal ekonomik” meqë kur papunësia në Kosovë është “enrome” sot po pranohen pa konkurs “paramilitarët serbë të Mbrojtjes Civile”.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *