Vetëvrasja e policit, lëvizja nga detyra u bë shkak për vendimin ekstrem

Leda Hysa

 

Një ngjarje e rëndë tronditi Fierin sot në mëngjes, pasi një inspektor policie vrau veten me armën e shërbimit brenda Komisariatit, pak pasi kishte përfunduar turnin.

Mësohet se shkak i vetëvrasjes së Kastriot Fafajt ka qenë presioni nga ulja në detyrë.

Fafa nuk e ka përballuar dot stresin nga ndryshimet që ishin bërë së fundmi në policinë e Fierit, pasi e kishin hequr si inspektor të zonës së Semanit dhe e kanë çuar polic me patrullën e Përgjithshme të Rendit. Kjo lëvizje dyshohet të jetë shkaku i vetëvrasjes se policit.

l.h/ dita

Share This Article
1 Comment
  • Kush e percaktoi shkakun e vrasjes? Mos dikush vajti dhe e pyeti te ndjerin pas vrasjes?
    Ne Shqiperi, brenda nje dite ndodhin ulje ne kategori ne vendin e punes, levizje paralele, pushime nga puna dhe sipas kesaj “teorie” i bie qe te gjithe keta njerez duhet te vrasin veten! Po ata qe s’kane pune fare, cfare duhet te bejne?

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *