Policia e Kosovës ka arrestuar gruan dhe të dy vajzat e Hamdi Sopës, si të dyshuara për vrasjen e tij. Hamdi Sopa ishte punonjës në zyrën për informim të qeverisë Thaçi. Gruaja dhe dy vajzat e Sopës janë shoqëruar në polici me vendim të prokurorisë. Të dyshuarat janë arrestuar pasi Departamenti për Krime të Rënda i Prokurorisë Themelore në Prishtinë kishte pranuar sot nga Departamenti për Mjekësi Ligjore raportin e autopsisë, për të ndjerin Hamdi Sopa. Sipas këtij raporti është konstatuar se bëhet fjalë për vrasje e jo për vetëvrasje. /Kosovapress/