Menaxheri i shoqërisë së transportit urban i jep fund jetës duke prerë damarët e duarve dhe qafës, ndërsa lë pas një letër lamtumire për familjen, me amanet për dy vajzat dhe faljen për aktin e flijimit. Ngjarja tragjike ndodhi paraditen e djeshme në Tiranë, në rrugën “Mine Peza”, shumë pranë Prokurorisë së Rrethit. Viktima është Lulzim Saliasi, 42 vjeç, i cili në letrën e shkruar sipas burimeve nga policia, ka renditur si shkak të aktit të ndërmarrë borxhet e mëdha. Policia po heton mënyrën se si janë krijuar këto borxhe, nëse i ndjeri i ka shpenzuar për lojëra fati apo për familjen. Gjithashtu po merren sqarime edhe nga kompania private e transportit “Ferlut”, ku Saliasi ishte i punësuar. Mësohet se bëhet fjalë për një borxh të konsiderueshëm, por shuma ende është e pasaktësuar.
Alarmin e ka dhënë bashkëshortja e Saliasit dhe nipi i të ndjerit. Të dy e prisnin Lulzimin në një kafe poshtë pallatit të ri ku edhe jetonin. Familja Saliasi jetonte në katin e pesë. Vetë i ndjeri u kishte thënë që ta prisnin në lokal. Por prej orës 09:00 të mëngjesit 42-vjeçari nuk ka shkuar, derisa e shqetësuar bashkëshortja i ka rënë disa herë telefonit. Kur nuk është përgjigjur, është ngjitur në për në apartament, por Lulzimi nuk e ka hapur derën. Më tej ka hyrë brenda dhe e ka gjetur në gjendje koma, të përgjakur, me damarë të prerë në duar dhe qafë. Të shokuar kërkuan ndihmën e spitalit dhe me një ambulancë është nisur për në Spitalin Ushtarak. Mjekët thanë se Saliasi kishte hemorragji të madhe dhe ndërroi jetë pasi mbërriti në urgjencë. Plagët në duar dhe qafë, të shkaktuara me thikë, ishin të mëdha.
Policia e Komisariatit nr. 3 që gjendet shumë pranë vendngjarjes, nisi hetimet. Në apartament është gjetur edhe letra e shkruar nga vetë i ndjeri, por nuk u konstatuan sende materiale të tjera. Po kështu u gjet edhe thika. Burime policore thanë se në letër është shprehur keqardhja për aktin. “Kërkoj falje për aktin që po kryej. Grua, të lë amanet dy vajzat, të kujdesesh për to”, shkruhej në letrën që është marrë si provë materiale, ku do analizohet shkrimi dhe gjurmët. Policia tha se bëhet fjalë për një vetëvrasje të pastër në kushtet e depresionit, edhe për shkak të një borxhi të konsiderueshëm që viktima kishte krijuar në kompani. Janë marrë edhe dëshmitë e para të të afërmve dhe shokëve të punës, ndërsa hetimet po vijojnë.

Mund te jetë edhe ndonjë presion mafioz që e ka detyruar të vetëvritet!? Për konkurencë,borxhe e kushedi se çfarë? Nuk duhet te shihet si nje akt vetëvrasës i thjeshtë!? Ju prehtë shpirti siç ka dashur vetë!
Gjithshka mund te jete, nje tronditje e thelle nervore dhe …i ka dhene fund. Meqe ka lene leter per familjen do i kete treguar shkaqet. Vetevrasja, eshte nje nga pyetjet me themelore te filozofise, qe ka munduar sh. mendje te zgjuara ne shekuj; e prape…askush nuk jep pergjigje qe na kenaq te gjitheve.
Ngushllime familjes.
Te pakten te ven mend bixhozllinjte e tjere pasi po shkaterrohen familjet nga keta plehra bixhozi. Jete te lumtur familjes pasi keta lloj tipa harrojne qe kane familja dhe u erren syte vec per kazinora.
Keqardhje per aktin e kryer ndaj vetes.Gezimi duhet ta perballonte gjemdjen e veshtire ku kish rene.Ai vete nuk ishte “bisesmen”por administrator i linjes urbane te unazes qe ne fakt i perket te kunatit Ferdinant Ibrahimi,i cili njekohesisht eshte dhe pronari i firmes:FERLUT”.Ndofta po ti ndodhej me prane i kunati,Gezimi nuk do te mbrinte te kryente vetvrasjen.Ngushellime familjes.