Vetëvritet Keith Flint, vokalisti i grupit “Prodigy”

DITA Online

Ka vendosur t’i japë fund jetës në moshën 49 vjeçare, Keit Flint, lideri dhe vokalisti i grupit britanik “Prodigy”që mori famë në vitet ’90 në zhanrin e muzikës elektronike.

Këngëtari dhe lideri i “Prodigy”, Keit Flint, ka ndërruar jetë në moshën 49-vjeçare. Artisti u gjet i pajetë në banesën e tij në Eseks, në Britaninë e madhe. Në faqen zyrtare të grupit, është konfirmuar lajmi duke shtuar se bëhet fjalë për një vetëvrasje. Ngjarja ka ndodhur gjatë fundjavës.

Një zëdhënës I policisë tha për gazetarët se kishte mbërritur një sinjalizim mëngjesin e të hënës, por kur agjentët e policisë u gjendën në banesën e tij, cdo gjë kishte marrë fund. Vdekja nuk u trajtua si e dyshimtë.

Flint ishte një nga themeluesit e grupit britanik së bashku me Liam Haulet, me të cilin ishin njohur në një festë, dhe debutoi në skenë në vitin 1992 me “Experience”. Fillimisht Flint ishte një nga balerinët e grupit. Në vitin 1996 ai u bë vocalist në këngën “Firestarter”, duke performuar me një pamje që brenda pak kohësh u kthye në një trend në atë kohë. Kjo ishte dhe periudha kur grupi mori famë në llojin e muzikës elektronike. Kënga e tyre e fundit është “No Tourists”, e publikuar në nëntor të 2018-ës.

v.l/ Dita

Share This Article
1 Comment
  • Ka vetevendosur ti vetejape fund vetejetes kengetari Kith..
    Vetemori pistoleten dhe ja vetefuti vetes..

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *