Vetëvritet këngëtarja amerikane e muzikës “kantri”

anazapta

Ndahet nga jeta këngëtarja amerikane e muzikës “kantri”, Mindi Mekredi. 37-vjeçarja është gjetur e vrarë me një plumb në trup, ndërsa policia dyshon për vetëvrasje. Mediat amerikanë bëjnë të ditur se trupi i pajetë i këngëtares u gjet në verandën e shtëpisë së saj në Heber Springs në Arkansas. Policia tha se Mekredi mund të jetë vetëvrarë, pasi në trupin e saj është gjetur një plagë, e shkaktuar nga një plumb i vetëm.

Dyshimet se ajo mund të jetë vetëvrarë i shton edhe fakti i humbjes së të shoqit, producentit David Uillson, i cili është vrarë në janar të këtij viti në rrethana ende misterioze.

Këngëtarja ka pasur probleme edhe me drogën dhe alkoolin. Për të shpëtuar nga varësia e tyre, ajo është trajtuar disa herë në qendra rehabilitimi. Këngëtarja ka lënë pas 2 djem, njëri nga të cilët 10-muajsh.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *