Shefi i Antidrogës në qytetin e Korçës, Erion Bimo, ka vrarë veten mëngjesin e sotëm.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në banesën e këtij të fundit, në lagjen nr.9.
Mësohet se Bino ka qëlluar një herë në drejtim të vetes, me pistoletën e punës.
Ai është dërguar me shpejtësi në spital, por nuk ka mundur dot të mbijetojë.
Për momentin nuk dihen arsyet e kësaj ngjarje të rëndë, ndërkohë që policia ka nisur hetimet.