Vetëvritet në “Ditën e Gruas” nëna e pesë fëmijëve në Berat

Ornela

Një 64-vjeçare nga fshati Drenovicë në fshatin Kutalli të Urës-Vajgurore mësohet se i ka dhënë fund jetës mëngjesin e sotëm. Hava Shehu, nënë e 5 fëmijëve është gjetur e varur nga familjarët e saj në kasollen e bagëtive, pranë banesës së saj.

64-vjeçarja është transportuar nga familjarët në Spitalin e Beratit, pa shenja jete.

Burimet zyrtare të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Berat, pas ekzaminimit të vendngjarjes, deklarojnë se 64-vjeçarja është vetëvarur dhe se në trupin e saj nuk ka shenja dhune.

Sipas burimeve të afërta me familjen Shehu, viktima, 64-vjeçarja Hava Shehu jetonte në kushte të vështira ekonomike dhe kishte edhe një nga djemtë në burg të akuzuar për “vjedhje”. Sipas të afërmve dhe banorëve të fshatit Drenovicë këto kanë qenë edhe shkaqet që e kanë detyruar nënën e 5-fëmijëve të ndërmarrë këtë akt ekstrem, vetëflijimin.

o.j/dita

Share This Article
6 Comments
  • KURBAN NE DITEN E 8 MARSIT PER MONIKA KRYE4MADHIN gRIDA DUMEN,KEJDI MEHMETI,SPIROPALI E TERE P’ROSTITUTAT E TJERA NE KETO 30 VJET QE JETOJNE ME GJAK FEMIJESH SHQIPETARE PARAJSEN NE EMER TE ALLAUT E BABAFETAUT—–

  • mos shpifni kamunista t’qelbt. vetem nkamunizm vetvriten njerzit nga varfnia.
    demokracia ka mirqenie por paraja e madhe ta mirr mendjen e robi vret veten.
    Edi rama s’duhet tsjell kaq shum turista pernjihersh se sjan msu njerzit me kaq bollik.

  • Jo po shani komunizmi ju! E shkreta nene! Ne ate kohe do i jepnin rroge te plote, e do e shpallni ‘Nene Heroine’ si nene e 5 femijve. Femijet s’do kishin pse te beheshin hajdut se shteti do i conte neper shkolla ose ne pune. Kurse tani ne kete shkerdhatokraci, cfare sna degjojne veshet. Me vjen shume keq per kete rast te trishte!

  • Jam i bindur se Shqipëria dhe populli shqiptar,që prej pas vitit 1990 e pastaj u bënë FERR dhe BANORË FERRI dhe po bëhen përherë e më shumë më keq edhe sesa kështu dhe kaq…, dhe GJËRAT që po ndodhin në Shqipëri dhe në popullin shqiptar që prej pas vitit 1990 e pastaj, jam i bindur sa s’ka se nuk ndodhin as në FERR dhe, madje as në ëndërra të verteta e, as në ëndërrazhgjëndrr!

    Çka i bëri dhe çka po i bën DEMONKRACIA Shqipërisë dhe shqiptarëve, nuk do iua kishte bërë më KEQ asnjkë e keqe tjetër e mundshme !

  • Lexoni cfare shkruan Loni o te lajthitur. Ai cuni qe eshte ne burge do te ishte oficer , ose te pakten traktorist ne S.M.T. Akoma besonin te ” demokracia,,?
    Me seder NENA ! I perjetshem kujtimi I saje!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *