Vetëvritet në Gërdec Tushe Osmani, nëna e Resmije Osmanit, që u vra në tragjedinë e Gërdecit. Dy vjet më parë kish vrarë veten nga dëshpërimi dhe Gazmend Osmani, burri i saj. Tragjedia bëhet e plotë kur mendon se vajza e Resmijes që vdiq në Gërdec, është sot dyfish jetime.
Ndërkohë gjyqi i tragjedisë së Gërdecit po shkon drejt fundit duke mos dënuar askënd. Fatmir Mediu, ministri i Mbrojtjes në atë kohë, po mbrohet me imunitet, oficerët e lartë janë amnistuar, ndërsa procesi ka degraduar si aksident teknik, duke shmangur pistën korruptive të lobimit të djalit të kryeministrit, i cili nxiti arrogancën e biznesmenëve për të mos siguruar jetën e punëtorëve.
Po shtohen e shtohen jetet e humbura si pasoje e Gerdecit te pandeshkuar.Dikush thote ‘pse edhe tani fajin e ka Saliu?’Po fajin e ka Saliu .jo vetem se ishte Kryeminister dhe urdherues i gjithckaje behej atje.por dhe se ndertoi nje drejtesi qe nuk denon asnje nga pala e tij.por merret me fshataret qe shesin lakra.me njeriun e pambrojtur.E nese ende luftohet te pengohet freforma ne drejtesi prap brenda eshte ai.djalli i zi Saliu me shpuren e tij!Fati i zi do t.i ndjeke shqiptaret kudo qe ndodhen sa te jete ne aktivitet aktiv apo “pasiv” Saliu!