Mesditën e sotme një person ka vrarë veten me armë zjarri pranë banesës së tij në Lezhë.
Konkretisht shtetasi me inicialet M.M 49-vjeç ka vrarë veten pranë banesës së tij në fshatin Torovicë të Lezhës. Në vendin e ngjarjes kanë shkuar forcat e policisë dhe po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.
Njoftimi:
Më datë 03.02.2021,rreth orës 14 :30, pranë banesës së tij,në fshatin Torovicë, Lezhë është vetëvrarë me armë zjarri shtetasi M.M.,49 vjeç .
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të shkakut dhe rrethanave të ngjarjes.
h.b/dia
