Vetëvritet?? Jo o të nderuar nuk vetèvritet asnjè, asnjè nuk vetèvritet, nga “dèshira”. Kjo grua e gjorë, u vetèvra, por dotën me helm ia mbushèm ne, nyjen e litarit ja lidhèm ne.
Gèrdeci, ka qenè gjithmonè aty, askush nuk e dinte, askush nuk e njihte, dhe unè pak muaj kam qè ma treguan, atje rrèzè kodrès, anonim, si tè gjitha tokat e xanuna, qè mbijetojnè kur nuk “vetèvritet” askush.
Pastaj dikush, mendon ti bèjè tè “famshèm”, sikur mos tè mjaftonin dhe lekèt e qelbura qè bènin, me demontim–hahaha quhet demontim, na bènë ekspertë ushtarakë tè gjithève. Nuk mjaftonte qè tè merrnin ca ushtarakè, nga këta qè kanè flakur rrugève tè bènin demontimet dhe miliardat e tyre tè qelbura. Jo, pafytyrèsia shkon nè kufijtè e imagjinatès, angazhojnè gra dhe fèmijè…Hiç po gjè i biri i kryeministrit–nuk e di sa jetè mund tè kenè këta zvarranikè, kur do mund ti hanè kto miliarda??!
Shpresa e zezè e gjykatès i nxjerr pa faj – teta Shpresa po fajin, gjakun e ktyre kush do e lajè nga shpirti yt?? Maaa çfarè pyetje idiote – harrova qè ti vetèm shpirt nuk ke – prandaj je aty, ti je njè nga ato armèt biologjike, qè nuk demontohesh kurrè.
Fatmiri– me ty ky emèr merr kuptim tè keq, kurrè mos gjettë pèr sa breza te ketè mbiemri i jot njè me fat tè mirè.. Jo nuk besoj dhe aq te Zoti, kam kohè qè i flas dhe nuk dègjon–vetèm ju keni pèrparèsi, vetèm ju fejoni vajza, na japin dhe hollèsi sa unazè tè bukur kishte, gjithè media shkruan pèr pjellèn e MEDIUT. Mos shkruani more gazetarè, mos shkruani pèr ktè jetime, qè Mediu i vrau mamanè-babanè, dhe gjyshen- se do na shqetèsoni çiftin.
Do ishte mè mirè tè na shkruanit a ka ndonjè qè ka dalè gjallè , jo kèshtu fizikisht, se kèshtu si kufoma marrim frymè tè gjithè–desha tè dija a ka ndonjè tè gjallè, ndonjè shoqatè-avokatè dhe kèshtu kot sa pèr emèr qè merret me kèta pffffffff gèrdecarèt e mbetur “gjallè?? A ka ndonjè “gjallè” ky vend, a do ketè ndonjèherë??
Ajo vajza e RESMIJES dhe GAZMENDIT èshtè jetime, dyfish jetime!!!??
Kjo èshtè njè e vèrtetè e pakundèrshtueshme, por njerèz ne jemi tè gjithè jetimë, fèmijèt tanè do ngelen tè gjithè jetimë – ose ne do ngelemi pa fèmijè, sepse po i çove nè QSUT, pèr njè urino-coulturè tè thjeshtè do marrin HIV-in.Po i çove pèr njè operacion rutinè do vdesin. Por nuk ka gjè,ne do i ndjekim me votime…
JU QOFTE DHEU I LEHTE ZONJE,DHE VOGELUSHEN E NDIHMOFTE ZOTI–JASHTE KETIJ VENDI, SEPSE KËTU NUK KA ZOT!!!!!
Nga reagimet e lexuesve online