Vetingu çon në divorc drejtuesen e Prokurorisë Tiranë (Incidenti)

redaktor

 

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës, Elizabeta Imeraj ka vendosur të zgjidhë martesën me bashkëshortin, të cilin e akuzon se i ka mbajtur të fshehur një konflikt ‘fizik dhe verbal’ me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Gungo duke i cënuar procesin e rivlerësimit dhe karrierën.

 

Drejtuesja e Prokurorisë së Tiranës Elizabeta Imeraj deklaroi të mërkurën se kishte kërkuar ndarjen nga bashkëshorti, pasi ky i fundit ishte treguar ‘neglizhent’ ndaj saj dhe nuk i kishte treguar për konfliktin me një prej anëtareve të trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit që po kryente rivlerësimin ndaj saj.

Në një bisedë telefonike me BIRN Imeraj konfirmoi përmbajtjen e një faksimileje të publikuar fillimisht në publikimin online cna.al, në të cilën thuhej se prokurorja kishte kërkuar divorcin, pasi i shoqi kishte mbajtur të fshehur një përplasje “verbale dhe fizike” me kryetaren e KPK-së, Genta Tafa Bungo, duke shtuar se ky konflikt kishte cënuar “procese të rëndësishme të jetës së saj profesionale”.

Imeraj i tha BIRN se të dy palët – si bashkëshorti ashtu edhe kryetarja e KPK-së, Genta Tafa Bungo – që ishte shortuar si pjesë e trupës që do kryente rivlerësimin e saj, e kishin mbajtur “në mënyrë të papërgjegjshme” të fshehur këtë rrethanë.

“Burri është treguar neglizhent dhe i papërgjegjshëm duke mos më vënë në dijeni për këtë situatë, por nuk dua të fokusohem të kjo sepse është personale”, tha Imeraj.

Ajo nga ana tjetër bëri akuza të ashpra ndaj Bungos, duke e akuzuar se kishte shpërdoruar detyrën dhe se ishte në konflikt interesi.

“Është e papërgjegjshme që anëtarja e KPK nuk e ka deklaruar këtë fakt që në fillimin e procesit të rivlerësimit,” tha Imeraj. “Ajo është treguar e papërgjegjshme ndaj detyrës së saj dhe ndaj meje si subjekt rivlerësimi”, shtoi Imeraj.

Elisabeta Imeraj është drejtuese e Prokurorisë së Tiranës që prej gushtit të vitit 2018. Ajo u komandua në atë post pas shkarkimit prej KPK-së të ish-prokurorit, Dritan Rreshka. Imeraj që më herët ka qenë prokurore pranë Prokurorisë së Krimeve të Rënda është po ashtu një prej kandidateve për Strukturën e Posaçme Anti Korrupsion (SPAK). Ajo është shortuar për t’u rivlerësuar po në gusht të vitit 2018 si pjesë e listave prioritare për shkak se ishte prokurore e Krimeve të Rënda.

Imeraj deklaroi se Bungo duhet ta kishte bërë të ditur këtë situatë që në fillim të procesit dhe të kishte kërkuar dorëheqjen. Ajo e përjashtoi mundësinë  që një rrethanë e tillë të ishte harruar, ndërsa nënvijëzojë se vetë do ta kishte mbajtur mend nëse do të ishte sulmuar fizikisht.

Prokurorja shpjegoi se Bungo ishte përjashtuar tashmë prej çështjes së saj dhe se përjashtimi nga trupi gjykues dhe kërkesa për divorc kishin ndodhur thuajse në të njëjtën kohë.

E kontaktuar nëpërmjet zëdhënëses së KPK-së, kryetarja Genta Tafa Bungo nuk ishte e arritshme për koment të mërkurën.

Ndërkohë, në faksimilen e publikuar online lexohet se Imeraj pretendon se konflikt midis komisioneres dhe bashkëshortit  ka ndikuar procesin e rivlerësimit ndaj saj.

“Shumë detaje gjatë këtij procesi në mënyrë të çuditshme kam vënë re që lidhen vetëm me bashkëshortin tim”, thuhet në padinë ku kërkohet zgjidhja e martesës.

 

Vladimir Karaj – BIRN

Share This Article
7 Comments
  • Kjo Imeraj vertet te mos kete ditur per sherrin e te shoqit me Z.Tafa? Apo per te shpetuar karrigen i fut nje te ndare me marreveshje me te shoqin dhe pastaj me vone rregullohemi prape.
    Kjo prokurore nuk me duket e sinqerte fare ne ato qe thote. Ndoshta e di veten per shume te zgjuar.

  • Dr.mortja duhet te jete kallauzi i ketyre
    teknikave hajvane ne kampin
    kusaro-krimnal te llallerise dhe
    gjin-gjonerise se integrume.
    Jane tuj rrejt
    vedin ,,,se ndoshta e shpetojne lekuren
    ne filtrin e drejtesise ne reformim.
    Shpejto Vetting;bej detyren.

  • Genta tafa bungo duhet te shkarkohet dhe te shkoj burg.
    Nje grua qe heton nje dosje me konflikt interesi? A ketu nuk ka shtet por ka vetem banda kriminelash qe udheheqin edhe institucionet, dhe flasin ne emer drejtesise.
    A eshte bere viting kesaj grua qe kerkon dhe shkarkon me presione njerez te larte te drejtesise. Disa pyetje per shperderuesen e detyres genta tafa bungo?
    A duhet hetuar per pasurin?
    A duhet hetuar per kalimin e gjyqetari artur malaj, me pas kolegji e shkarkoj, ku kishte informacion sherbime informative per korruptimin e ketij gjyqtari? Pse kaloj kjo? Cfare lidhjesh ka kjo me fatmir xhafen? A merr para kjo nga subjektet e ndryshem? A ben presion anerareve se dua te shkarkuar kete subjekt sipas klaneve dhe urdheresave qe merr nga grupe caktuar njerez te korruptuar.
    Nje subjekt e ka akuzuar sall se kjo ka kerkuar ryshfet mosgabohem sipas lajmeve? A eshte hapur hetim? Kjo ka qene pedagoge ke justinjani e din gjithe studentet sa e korruptuar eshte? Si valle njerez kaq korruptuar ven ne krye te institucioneve shteterore? A mund te shkarkohen subjekte per interesa te genta tafa bungo apo nje grup njerezish kriminal qe duhet te fusin duart sistem drejtesie duke fol per reforme. A mund te bej reform i korrupturja.
    Prandaj kjo Kryeprokurorja tiranes duhet te hapi hetim ndaj genta tafa bungo jo bej padi per ndarje nga bashkeshorti?
    Kryeprokuroria duhet ta coj para gjykates per shperdorim detyre genta tafa bungo jo te bej buje mediatike. E dashur kryeprokurore ti duhet te fillosh hetim te menjehershem ndaj kesaj grue dhe ke per te pare korrupsion dhe shperdorim detyre deri dhe perzgjedhje e subjekteve sipas deshires dhe interesave klanore aq me pak ato kriminale. Turp per kete njeri qe flliqi dhe po flliq drejtesine. Prokuroria duhet te veproj?

    • Vallai ky lajmi eshte per Imeraj apo per Tafen?
      Kjo Imeraj po ndan burrin se ai nuk i hapi zemren.
      Legen burri , legen gruaja
      Te dy plehra te drejtesise qe duhet te kalojne ne siten e vetingut.

  • edhe genta bungo dhe elisabeta imeraj duhet te largohen nga funksionet. genta i perket klanit xhafaj, qazimi, malaveci ndersa Imeraj i perket klanit mafioz berisha. me nderhyrjen e fatmir xhafes kaloi vetingun specia me e koruptuar Artur Malaj. thone qe parate ja moren per shkallen e pare, por ngeci te e dyta

  • Presim patjeter ndonje koment tani nga anglo-saksoni yne i pamartuar, Spartak Ngjala, i cili do t’na flase per arritjet e Vetingut!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *