Vetingu, farsa e drejtësisë apo leva goditëse e pushtetit

Ornela

Bedri Islami

Vijon nga numri i kaluar

Nëse sistemin e drejtësisë e krahasojmë me një peshk lëvizës, që të rrëshqet nga dora, atëherë duhet thënë haptas se ky peshk është qelbur nga koka. Që nga organet më të larta të këtij sistemi, në majën e piramidës dhe duke zbritur poshtë vërehet se edhe pasuria shkon në zbritje. Sa më lart të jesh në këtë piramidë, aq më i fuqishëm je financiarisht dhe aq më i lidhur je me pushtetin.

Përjashtimet vetëm se sa vërtetojnë aksiomën, të cilën e njohin edhe specialistët e huaj, të cilët kanë ardhur për të qenë monitorues të Vetingut dhe për të luajtur rolin e domosdoshëm të atyre që kanë investuar jashtëzakonisht shumë në reformimin e sistemit të drejtësisë.

Asnjëherë më parë dhe në asnjë rast, edhe kur situatat kanë qenë ndoshta tejet më të vështira, Bashkimi Europian dhe Shtetet e Bashkuara, veç e veç e së bashku, nuk kanë investuar e insistuar më shumë se sa në rastin e reformimit të këtij sistemi. E kanë bërë këtë më shumë e më fort edhe se vetë struktura e qeverisë dhe objektivat e saj, kanë dalur “nga vetja” në raste të veçanta, kanë tejkaluar edhe rolin e tyre si ambasadorë, pra përçues mesazhesh, ia kanë lejuar vetes të jenë konkretë dhe të citojnë emra, ngjarje e struktura, u kanë hyrë debateve me struktura të veçanta të drejtësisë, deri tek prokurori i përgjithshëm, pra, si rrallë herë, i kanë futur duart deri në bërryl, si nuk ka qenë e menduar.

Tani, ata, të gjithë, që nuk e perceptojnë dot se si mund të jenë jashtë lojës gjithë mundi dhe investimi i tyre, ndeshen para një muri, të quajtur Veting dhe i cili, si është thënë shpesh herë, edhe nga monitorues seriozë, do të bëhet sipas vendit, pra, sipas kokës festen, një lloj vetingu alla shqiptar, që mund të prekë ashklat e korrupsionit,por jo masat e tij.

Të pranosh që sistemi i drejtësisë duhet të reformohet dhe që vetingu vetëm sa ka hedhur disa hapa fillestarë, do të thotë të pranosh një të vërtetë, e cila ka rrezikun të zhbëhet dhe të përfundojë një stuhi në gotë uji. Çka do të ishte e dëshiruar nga një klasë politike, oligarke, e lidhur me pushtetin gjyqësor, si vëllezër siamezë dhe që, duke mbrojtur ata, mbron edhe veten.

Megjithë paralajmërimet e bujshme të kryeprokurorit të republikës, zotit Llalla, në çdo fillim shtatori, se, së shpejti, do të ketë arrestime të kokave të mëdha, pa përjashtuar edhe ato të politikës, shtatorët kanë shkuar, ka ardhur ky i vitit 2017, dhe, mjerisht, drejtësia ka kërkuar vetëm një çadër për shiun e djeshëm, pra ka kërkuar “shkaqet” përse nuk janë bërë ato që janë thënë. Nuk mendoj se zoti Prokuror i Përgjithshëm ka folur në erë dhe thjeshtë nga dëshira për një sensacion medial. Vetë posti i tij është tejet serioz dhe të dhënat që ka ai mbi tryezën e tij të punës janë shumë herë më të fryra se sa mund të mendohet. Njeriu që nuk “përtoi” t’i përvishet ambasadorit amerikan, çka nuk kishte ndodhur kurrë më parë, vetëm nga Berisha, por kurrë nga një kryeprokuror e aq më tepër në një situatë të tillë dërmuese, nuk ka thënë gjithçka nga mendja e tij apo se ashtu ia deshi qejfi.

Pas deklaratave të tij, jam i bindur se politika ka ndërhyrë fuqishëm, sepse e sheh të arsyeshme dhe të justifikuar që të ndërhyjë aty ku vetë ka krijuar.

Nuk është gjyqësori, në të gjithë shkallët e strukturat e tij, që ka ndërtuar një klasë politike të prapshtë. Është politika që i ka lejuar të ndërtojnë shtresat e tij mafioze. Dhe ia ka shpërblyer me “besnikërinë” e pamatë, që mes të tjerave është sot e shfaqur në krijimin e një klase të veçantë, e cila, aq sa është politike, aq është edhe pjesë e oligarkisë.

Pasuria e vënë nga gjyqtarët e prokurorët ka qenë alibia e politikës, por, nëse politika u ka hapur dyert sa për të futur këmbët në pisllëqet e bizneseve, vetë sistemi i drejtësisë i ka shkelmuar ato, i ka hapur kat më kat dhe është bërë pjesë e oligarkisë së  fshehtë, që është edhe më e rrezikshme, pikërisht sepse ka në duart e saj ligjet.

Shembulli më i jashtëzakonshëm se si politika dhe gjyqsori bëhen një është ai i vllezërve Frroku. Mark Frroku ishte deputet në legjislaturën e shkuar, i vëllai i tij, Arbeni do të akuzohej dhe më pas do të dënohej me burgim të përjetshëm për vrasjen e një komisari të lartë të Policisë së Shtetit. Ndërsa vëllai i parë ishte në ulëset e shumicës qeverisëse, tjetri rrinte me Grupin “Çiftelia” të Ministrisë së Brendshme. Ndërsa i pari ishte i dënuar, ose të paktën i ndjekur nga drejtësia belge, tjetri, në fillesën e gjykimit do të shpallej i pafajshëm. Më pas do të dënohej me burgim të përjetshëm. Një natë para dhënies së  dënimit do të largohej nga Shqipëria. Drejtësia shqiptare asnjëherë nuk e analizoi si duhet përse mes dy dënimeve kishte një ndryshim kaq drastik; kush dha verdiktin e pafajsisë dhe cilët dënimin me burgim të përjetshëm; mbi të cilat të dhëna u nisën të parët dhe cilat ishin konkluzionet e vendimit të dytë, si ndodhi që një natë para dhënies së vendimit njeriu që do të mund të dënohej kishte dijeni dhe largohej nga vendi.

Lidhja e politikës me drejtësinë për të administruar krimin është e pafalshme dhe nëse ka ndonjë rast kur gjithçka është e dyfishtë është pikërisht kjo simbiozë, që ka grryer themelet e shtetit.

Përgjegjësia e gjyqtarëve dhe prokurorëve për pasuritë e vëna, pasuri të cilat janë paturpërisht të mëdha, por jo në të gjitha rastet, sepse edhe aty shfaqet shkalla e ndershmërisë, është jo vetëm përonale, por edhe e strukturave drejtuese.

Në kohën e presidencës Nishani, si kurrë më parë, ndërhyrja në gjyqësi e politikës, ishte skandaloze. Emërimet e të “dashurve” të ish familjes kryeministrore, të vajzës apo të djalit, përmes Nishanit, u bënë ashtu si dekorimet… të një pas njëshme, pa asnjë lloj arsyetimi dhe aftësie. Thjeshtë e vetëm se ishin bartësit e politikës dhe, duke qenë pasvija e saj goditëse, ata morën atë që u ishte premtuar… pasuri të paturpshme.

Në të gjithë shkallët e drejtësisë më të pasurit dhe që as pasurinë nuk mund ta justifikojnë janë pikërisht gjykatësit e prokurorët e Tiranës, ku janë edhe bizneset e mëdha, por edhe ku është Gjykata e Lartë; aty ku politika është vendimmarrëse dhe ndërhyrja është e gjithëfarshme. Pas tyre, ose në një shkallë me to, janë gjykatësit dhe prokurorët e rretheve dhe qyteteve ku çuditërisht ka edhe dogana, ku edhe mundësitë e përballjes me ligjin janë më të mundshme, ku shkeljet janë më të zakonshme dhe mundësia e vjedhjes është e zakonshme.

Janë pikërisht këta njerëz që më pas, jo rastësisht, promovohen dhe delegohen në instanca më të larta të sistemit të drejtësisë . Të duket sikur sa më e madhe të jetë pasuria e njerëzve të drejtësisë, aq më i lartë është edhe promovimi i tyre në instanca të larta. Nëse paraja shpon detin, në këtë rast ajo shpon detin.

Pasuria e gjyqtarëve të Tiranës është katër deri në dhjetë herë më e lartë se e gjyqtarëve të Pukës dhe shumë më e lartë se e gjyqtarëve të Skraparit apo të Kukësit. Pasuria e deklaruar, e patundshme, e gjyqtarëve dhe prokurorëve të Durrësit është shumë më e lartë se sa e atyre të Beratit apo të Gjirokastrës. Promovimi i gjyqtarëve të Tiranës në instanca më të larta është shumë herë më e favorizuar se sa e atyre të Ersekës apo të Lushnjes. Pjesa e gjyqtarëve dhe e prokurorëve nga Tropoja, sidomos në periudhën berishiste e nishaniste është shumë më e favorizuar nga pushteti, njëkohësisht nga pasuria, se sa kolegët e tyre gramshiotë. Nëse në Shkodër mund të gjesh prokurorë si Agron Bushati që jeton në një shtëpi me qira, në Tiranë dhe në Durrës kolegët e tij kanë dhënë me qira disa banesa, lokale, dyqane dhe mund të fshihen jo rastësisht pas pronarëve të hoteleve dhe restoranteve të mëdha.

Po të ndjekësh burimin e pasurisë së gjyqtarëve dhe prokurorëve, jo rrallë herë, burimi është qesharak, ndërsa pasuria e mahnitshme, marramendëse.

Burimi kryesor, i deklaruar, është paga mujore, e tyre dhe e familjarëve. Të zakonshme, të qëndrueshme për një jetë normale, por jo për një ngrehinë të tillë pasurie. Me një pagë të tillë nuk ndërtohen as hotele, as vila, as shtëpi me qira nuk jepen, as udhëtime të shpeshta jashtë shtetit nuk bëhen. Ka prokurorë që gjatë një viti bëjnë deri në 10 udhëtime të shtrenjta familjare. Me çfarë të ardhurash, cili është financuesi i tyre? Edhe kur dëshmohet rasti, drejtësia hesht. Sepse, nëse e keqja ndodh brenda vetes, ajo mbyllet. Kjo ndodh në Durrës, në gjykatën e atjeshme, në Elbasan, ku njëra dorë lan tjetrën, por të dyja sëbashku nuk mund të lajnë fytyrën.

Është qesharake kur në deklarimet e pasurive mund të lexosh se gjyqtarë të veçantë e prokurorë të shumtë kanë marrë kredi në bankat e vendit për të shlyer kredi të mëhershme. Njëlloj sikur dora e majtë t’i japë borxh së djathtës.

Vetingu, jo vetëm nuk do të ishte i plotë, por jashtëzakonisht i mangët, sikur të mos shoqërohet me hetim administrativ, të thellë, serioz dhe pa asnjë paragjykim e ndjenjë largësie nga e vërteta, për karrierën dhe promovimin e gjyqtarëve dhe prokurorëve, gjithë sistemit të drejtësisë. Për shembull, duke i kërkuar ndjesë, çfarë meritash kishte Gjin Gjoni që bartet në Këshillin e lartë të Drejtësisë dhe askush nuk merr përsipër të hetojë për pasurinë milionëshe të tij. Në çfarë kriteresh janë bërë emërimet në shkallë të larta të figurave të caktuara të drejtësisë. Çfarë meritash kishin, përse u dalluan, në çfarë studimesh kanë qenë pjesë, sa për qind e vendimeve të tyre nuk është kthyer pas nga organet më të larta të drejtësisë, në cilat çështje kanë dështuar… Rasti skandaloz, kur 300 dosje flenë në sirtaret e sekretarisë dhe nuk bëjnë më tej, është ndoshta më i dukshmi, por jo i vetmi. Pikërisht se janë promovuar gjyqtarë e prokurorë të tillë, që në disa raste janë vemjet e pasmbetura të politikës, kemi pasur edhe raste të përgjakshme, si me gjyqtaren Hafizi, ku një njeri i vendos bashkëshortes armën në grykë, e kërcënon se do e vrasë, e ndjek, dhe në fund dënohet në mënyrën më qesharake të mundshme, për armëmbajtje pa leje. Cili ishte profesioni i tij: tregtar, biznesmen. Si mund të dënohej ndryshe me këtë gjykatë që kemi, që ende sot dosjen e tij nuk e ka mbyllur, duke mos e dërguar për rigjykim…

Sistemi i drejtësisë është në udhëkryqin e tij: do të bëhet një herë e mirë apo do na fundosë një herë e mirë.

Do të jetë ai si në peshoren e famshme, symbyllur, apo një levë goditëse në duart e pushtetit?

Kjo është çështja.

Si do të bëhet?…

 Vijon nesër…

 

Share This Article
8 Comments
  • Mire, shume meire e ke bere analizen Bedri Islami. Por kam frike se kjo cka po behet per drejtesine, per angazhimin qe po tregon politika dhe politikanet rrerth kesaj ceshtjeje, ne do te fundosemi, ashtu si thua ti,nje here e mire. Duke patur ne krye te shtetit nje mafioz si Ilir Meta, nje gangster qe ka hedhur rrenje te frikeshme tek drejtesia si Sali Berisha, nuk mund te behet reforma, nuk mund te ckallmohet dit kjo qe ka ngjare ne vendin tene. Kam vetem nje shprese: tek amerikanet te cilet nuk te falin as qindarken per paret qe kane hedhur vetem per reformen ne drejtesi. Edi Rama te mos nguroje, por duhet te nxise dhe te behet krah i SHBA-se deh BE-se qe kjo gje te futet ne rrugen e duhur, ne ate rruge qe luten nate e dite te gjithe shqiptaret.

  • Ke kohe qe ke dale nga shinat tani je shkeputur nga forcat e gravitetit e je bere SATELIT!?
    Per ke vend flet,per ke shtet flet,per ke pushtete flet kur per kreret kujslinge dhe ‘ambasadoret’ e shperberjes se Shqiperise nuk thua nje fjale!?
    Ti deri dje si miop politik e jo si gazetar i lire i pa varur e profesionist kreun e korrupsionit ,vellain siamez te kreut te krimit Sali serb Berisha,like floririn e ke konsideruar te ‘majte’ e nuk e ke konsideruar asnjehere si ‘Problem’ po si zgjidhje.Pension te mbare!

  • Kush eshte ne krye te vettingut!?????????
    Ina Llalla e ca shtylla 27 vjet ne krye te fshehjers se dosjeve te KRIMIT e korrupsionit!!!!!!!!!!

  • Problemi ka filluar qe ne fakultetin e drejtesise dhe me pas ka qene ne Shkollene Magjistratures.
    Ne Fakultetine Drejtesise po te mos kishe besnikeri politike dhe perzgjedhese nuk kaloje me pas ne lart ne Shkollen e Magjistratures.

    Psh. Ne vitin 1998 nje kandidat magjistrat ,u kap duke kopjuar ne provim ne godinen e Prokurorise se pergjithshme ku behej provime (Monitorohej nga Policete MAPE) ne ate kohe provimi. rregulli ishte qe cdos tudent qe kapej me kopje nuk lejohej te hunte asnjehere ne provim me vone.Pasi u perjashtua nga provimi ky kandidat ,u rregjistrua ne vitin 1999 dhe e fitoi Magjistraturen.Pa paragjykuar rezultatin thyerja e rregullit ishte e dukshme sepse u thye rregulli nr.1 studentit qe u kap me kopje nuk duhej te hynte me ne provim. Pra duke e futur ne provim nje njeri qe nuk duhej futur ne menyre te dukshme ,si mund te thuhej per rezultat e korrigjuara ne menyre te padukshme. Sot ky student i perjashtuar eshte gjyqtar ne Gjykaten e Apelit Korce.
    Apo disa te tjere qe kane pasur edhe rekorde kriminale ,por kane ndryshuar nga nje shkronje te emrit apo gjeneraliteteve qe kartela tu dilte e paster .
    Shume te tjere shprehen qe shprehen qe shumat qe paguheshin per pranimin en kete shkolle kane qene edhe 70.000 euro edhe 100.000 euro .Pra pervec nderhyrjes politike ka pasur edhe korrupsion. Duhen hetuar edhe pasurite e personelit te magjistratures qe ne shumice jane Gjyqtare oe ish gjyqtare e prokurore si dhe avokate . Magjistratura le shume per te deshiruar ne besueshmeri. Mundesite jane nese cirret me teper fasada te dalin te palara edhe me nderkombetaret…

  • Jane vetem lloqe Kavaje! As nuk ka nisur, dhe as nuk do te kete ndonjehere vetting! Pse, budallenj jane keta, qe te cojne vehten ne burg? Mbajeni mend, e do me vleresoni ne keto qe po them! Ky vend, perfundimisht ka mbaruar!

  • Le ta cojne zerin deri ne qiell pushtetaret e sotem se po
    bejme vettingun ,ne se nuk cojne para DREJTESISE,
    fillimisht trinomin: BrrishaBashaMeta- dhe pas tyre disa
    dhjetra ministra e gjyqtare, cdo gje do te jete thjeshte nje
    farse, qofte te pushtareve vendas dhe te nderkombetare-
    ve . Kohet e fundit kam vene re se K/ministri aktual ,pasi
    mori votat dhe 74 deputetet,siguroi : 3 T: Tepsi- Timon-
    Tuta , tash na del ne parlamend dhe deklaron se “dora qe
    do t’i jepet per ta puthur Ai nuk do ta kafshoi” ?! Valle ne
    kete “moto” hyjne edhe delikuentet e lartpermendur ?! Me
    kete nuk dua te them se K/ministri do te marre atributet e
    sistemit te drejtesise,kur dihet se ne demokraci “branch-
    es” jane te pavarura njera nga tjetra, por sidoqofte nje mesazh i tille nuk mund te jepet nga kreu i qeverise kur
    deri dje betohej dhe pergjerohej se do t’i conte ne burg
    kriminelet e Gerdecit,21 Janarit, Detin, rrugen e Kombit,
    etj.etj. ” Mali me krime” nuk mund te reduktohet me “ci-
    ronka” por me “peshkaqen” ,ate qe kerkon Europa dhe
    SHBA- ja ,!!
    Pyetjes se artikullshkruesit : ” Farse apo leve goditese e
    pushtetit” eshte e thjeshte per t’u pergjigjur : zoteri. te
    bjere,kush te bjere ! Nese kane kryer krime,ne se kane
    vjedhur e plackitur , nese kane vrare ne mes te dites me
    diell dhe ne erresiren e nates,ata duhen goditur jo me
    leve por me barre kokes qe te mos i mbese cope truri
    sepse e meritojne nje akt te tille ! Po ka disa krime qe
    kane autore qe sot vegjetojne ne pushtet,gezojne imunitet dhe jo vetem kaq por jane aq shume agresive sa
    Ai hajduti qe me sa fuqi bertet ” kapeni hajdutin” ,kjo
    eshte fatkeqesia me e madhe e popullit shqiptar,ku hajnat
    dhe kriminelet bejne ligjin sot ne parlament . E keni vene
    se si flet ne parlament kryekrimineli e kryehajni i Shqipe-
    rise,Vicidolasi …??! Para deklaratave te tij njeriu i zakon-
    shem mbetet i befasuar dhe thote me vete :jam une ne
    vete apo kam lajthitur ?! Eshte e tmerreshme kur krimineli
    .hiqet si evlija dhe demoni si engjell,kur tere bota shqipta-
    re e di fare mire ku “fshihet lepuri i Berishes” ! E gjithe kjo
    lufte qe bennBerisha eshte nje lufte per jete a vdekje sepse Ai e di cfare e pret ne mos sot apo neser?! Drejte-
    sia vonon por nuk harron dhe nje dite do te trokase ne deren e tij te viles ne gjirin e Lalezit dhe pikerisht aty do te jete edhe fundi i keti xhahili,katili,dushmani , Drakula
    shqiptare e shek.21 ! Stafit te “DITES” i uroj nje dite te
    kendeshme !!! FLM !!

  • Per cfare vetingu flisni?
    Ajo eshte nje perralle…!!!
    Doni Veting qe te bejne te ashtuajtur GJYQTARE dhe POLITIQENE…..???
    Lexoni Librin e djalit te Pablo Eskobar….!!!
    Lalai

  • Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan gjykates prokurore politikane, keto mije kenetash dhe avoketer te djallit. says:

    Nje artikulldenoncim per kupolen e drejtesise,produkt i politikes shqiptare ne dite e vite deri me sot.Bedriu me titullin e vene ndaj ketije artikulli denoncues, ka shperehur ate pasiguri qe nje shumice jo e paket shqitare shikon per vettingun,por kur shikon se kush po e stimulon dhe e financon Reformen ne Drejtesia,shpresa vdes e fundit;thote populli, pas fryemes se fundit te c’do krijese qe Zoti i dhuroje kesaje bote, te bukur por te pa perkryer nga politikat e pangooesise per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim.Drejtesia do te behet duan apo nuke duan gjykates,prokurore, politikane dhe avoketer e notere, keto seksere te binjakezuar me riciklimin e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet ne dite e vite. Jane mijra nena dhe gra te veshura me te zeza dhe mijra femije jetim, si dhe nje pasuri kombetare e private e tjetersuar dhe e grabitur nga politikat e pangooesise se Tiranes zyrtare deri me sot qe kerkon drejtesi. Besoni,binduni e denonconi, se me e bukur dhe e sigurte do te behet Shqiperia pa kete palo politikane te denoncuar me ze, figure e deshmi te gjalla sa istitucionale, aqe dhe me shume popullore e medjatike si pjese e botes se krim-korrupsionit-imoralo-politik ne te tre pushtetet,plus pushtetin lokal dhe ate pjese te biznesit e medjas qe si lavatrice vazhdojne te pastrojne leket e piset deri me sot.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *