Vetingu, fillon hetimi i parave të depozituara në bankat jashtë vendit

Gazeta Dita
Individual Customer Service And Crm

Reforma në drejtësi pritet që të shkaktojë tërmet në gjyqësor dhe në politikën shqiptare. Sinjalet e ditëve të fundit janë se shumë gjyqtarë e prokurorë i kanë nxjerrë jashtë paratë e tyre. Për këtë arsye, ILDKP dhe Drejtoria e Pastrimit të Parave janë duke verifikuar. Mirëpo një verifikim më i detajuar do të nisë kur të marrin dosjet në dorë anëtarët e komisioneve të vetingut dhe kur të ngrihet Struktura e Posaçme Antikorrupsion.

Ndërkombëtarët po i kushtojnë një rëndësi të madhe pastrimit të parave dhe për këtë arsye përveçse do ketë arrestime VIP, aty ku pasuria është e pajustifikuar, ajo do sekuestrohet. Mirëpo sipas deklaratave të ILDKP dhe të dhënave të DPPPP, ka shumë persona që i kanë nxjerrë jashtë paratë. Për këtë arsye, SPAK dhe organet e vetingut do të bashkëpunojnë me disa organizata dhe shtete partnere. SPAK fillimisht do të operojë në bazë të marrëveshjeve që shteti ynë ka aktualisht me shtetet e tjera, por që më pas ato do të ndryshojnë, ku do ketë më shumë shkëmbim informacionesh.

Janë plot 15 shtete me të cilat SPAK do të lidhë kontakte dhe duke bashkëpunuar do mundet që të gjenden paratë e korrupsionit, si dhe do zhvillohen hetime për krimin e organizuar, shkruan gazeta SOT. Shumë krerë bandash ndodhen jashtë vendit dhe falë këtyre marrëveshjeve, ata do synohet që të gjenden. Nga ana tjetër do shfrytëzohen të gjitha marrëveshjet shumëpalëshe që ka firmosur vendi ynë, që janë rreth 17 të tilla. Në SPAK do ketë një drejtori të posaçme që do merret me bashkëpunimin ndërkombëtar dhe lidhjen e marrëdhënieve. Lista e shteteve është bërë publike nga EURALIUS, duke treguar dhe një herë se BE e ka marrë seriozisht reformën dhe duket se askush nuk do i shpëtojë hanxharit të saj. Kushdo që ka vjedhur paratë e qytetarëve do duhet që të japë llogari dhe t’i kthejë ato mbrapsht.

Misioni EURALIUS në faqen e tij zyrtare ka publikuar një listë me të gjitha shtetet që Shqipëria ka marrëveshje bashkëpunimi dhe që do të shfrytëzohen në kuadër të reformës në drejtësi. Bëhet fjalë për 15 vende, si Greqia, Italia, Gjermania, Rumania, Kroacia, etj. Me këto vende, shteti ynë ka lidhur marrëveshje bashkëpunimi në fushën penale dhe ka koordinim për raste të ndryshme. Por me miratimin e reformës korrespodenca do i kalojë SPAK dhe pritet që disa marrëveshje të rishikohen, ku do forcohen një sërë elementesh, sidomos në fushën e sekuestrimit të parave të pista. Me ligjin e ri antimafia që do miratohet, të gjitha paratë dhe pasuritë kriminale brenda dhe jashtë vendit, do sekuestrohen. Për këtë arsye do të duhet dhe ndihma e tyre, me qëllim gjetjen dhe bllokimin.

Përveç bashkëpunimit me shtete të ndryshme të BE dhe jashtë saj, një bashkëpunim të thellë do të ketë me organizmat ndërkombëtare të drejtësisë dhe ligjit. Në kuadër të reformës në drejtësi do të ketë një bashkëpunim me DEA amerikane. Shumë institucione në vend kanë nënshkruar marrëveshje me këtë agjenci dhe ajo pritet që të zbatohet. Nga ana tjetër, gazeta ka siguruar një dokument të publikuar nga EURALIUS, ku jepen konkluzionet e vizitës së një delegacioni kroat në vendin tonë, disa muaj më parë.

Sipas asaj që thuhet aty, SPAK do ndjekë modelin e prokurorisë kroate antikorrupsion, e njohur si USKOK. Një ndër përfaqësuesit e saj ka thënë se kjo prokurori sapo u ngrit lidhi marrëveshje me disa institucione të rëndësishme si Interpol, Europol, Eurojust dhe rrjeti Gjyqësor Evropian, si dhe me agjencitë ligjzbatuese si Carin, Aro, Egmont Group. Aty theksohet se dhe vendi ynë do duhet që të ndjekë këtë rrugë, që do të thotë do ketë asistencë nga këto agjenci me qëllim gjetjen e parave të krimit dhe korrupsionit.

Share This Article
12 Comments
    • E KA NE LONDER.

      VELLAI I MONIKES, ESHTE SHQIPETARI ME I PASUR

      NE LONDER,

      KA 100 MILION DOLLAR PASURI TE INVESTUARA

      NE LONDER, ATJE ESHTE FLORIRI..

  • Nuk kam asnji dyshime qe do te gjinden.Por deshiroj qe keto gjetje parash ti kalojne buxhetit te shtetit ne kontribut per rritjen e mireqenies se popullit.
    Rrofte Vettingu.

  • Ore njerez te mire, floriri eshte gjetur, llogarit bankare neper bote dhe brenda vendit jane gjetur, pasurit e patundeshme si brenda dhe jashte vendit iu eshte bere projekti me kosto reale, manaxhimi me te tret iu eshte bere skaneri si per Liken edhe per te tjere politikane ghyqtare e prokuror. Eshte e cale dhe vjen ngadale thoshte gjyshja ime.Mos u habisni me parashikimin tim qe Ilir floriri do te arrestohet ne aeroprtin e Tiranes duke u kthyer nga nje vizit e “sukseseshme” ne U S A dhe me te zbritur nga avjoni ne vend te hipi te benzi i presidences do t’a hipin ne gazin e deges.
    Po ka ndonje qe te kete ndonje variant per arestimin e Ilir Metes me bindes se varianti im , le t’a beje publik dhe te tjeret t’a gjykojne dhe te vendosin se cili eshte me i mundeshmi.
    Vladimir Freza U S A

  • Te gjithe e dine te verteten qe, Djall qe na bene te keqiat s’ ka, megjithate, i luten Perendise te heq Djallin e paqene ga Shqipria dhe Toka e ta burgos ne ndonje planet te shkret. Le te lutemi qe fjalet tona per Liken te vene ne vesh te Perendise. Brockulla! Rihet uje ne havan per te shpetuar nga Djalli ketu e dymije vjet. Me pare.

  • Po ku gjendet fundi i parave te ilir metes o njerez te zgjuar dhe me mend ne koke
    Gjarperi vrapon por kembet nuk i duken
    Ashtu takova pa ditur ne Quebec Citi Canada manaxherin qe punon per liken i cili qarkullon disa qindra miliona dollare dhe me thane qe ky eshte nga me te vegjelit krahasuar me ato te Anglise Kongos etj. Kurse florinjte i ka cuar ne Zvicerr me nje charter dhe Hajde e merri pastaj

  • Drejtesia do te behet duan apo nuke duan shushunja dhe mijte e kenetash,apo avoketerit,keto seksere te botes se krimit e korrupsionit ne dite e vite. says:

    Ne Shqiperi c’do pasuri e vene ne menyre korruptive e kriminale eshte pasqyruar bindshem me jeten superluksoze dhe supervilat e gjykatesve,prokuroreve,politikane,dhe avoketerve e notereve, ketyre seksereve te botes se krimit e korrupsionit ne dite e vite deri me sot,te denoncuara nga istitucinet, populli dhe medja, pa harruar skemat e frikeshme piramidale,apo boxhet ndaj biznesit,kete piramide te re financiare te ketije biznesi qe i ka pa paguar mbi 900qind miljone euro taksa shtetit.Dhe se fundi dalja jasht nga Shqiperia e mbi 1.3 miljard eurove vetem ne vitim 2013,si dhe grabitja e floririt ne Corovode te Skraparit dhe Lunder te Tiranes flasin vete.Me keto histori grabitjesh, ngjarjesh dhe faktesh te denoncuara me ze, figure,dhe deshmi te gjalla sa istitucionale, aqe dhe popullore e medjatike,si dhe me nje grabitje e tjetersim te pasurise kombetare dhe asaj private qe la pas viktimave te eterve mijra viktima te tjera nga pangopesia per leke te piset dhe pushtet pa kufi me c’do forme e cmim pushtetaret e Tiranes zyrtare ne dite e vite deri me sot ,vetem nje prokurori e gjygjesor sa te ndershem aqe dhe profesjonale me specialist nga USA dhe BE-ja do t’ja zbulonte petet laklorit te tre pushteteve.,ku bota e krim-korrupsionit-imoralo-politik vazhdon te sundoje pa i hyre gjemb ne kembe.Besoni.Drejtesia do te behet, duan apo nuke duan shushunjat e mijte e kenetash,apo avoketerit e djallit ne te tre pushtetet.

  • I dashur Vladimir Freza! Uroj nga zemra qe parashikimi yt te dale i vertete dhe te kenaqe shpirterisht shumicen absolute te shqiptareve,pervec padrinos dhe mones dhe kokekatrori nga skrapari ,i mbiquajturi sheiku i skraparit,qe e ktheu parlamentin ne cirkun e majmunit te PD-se,te na liroje vendin per disa kohe.Presidenti i leshelise nuk eshte ne asnje menyre imi,sepse une preferoj nje president me me pak pervoje politike,por te jete pa hije ne biografine politike te tij,te jete i ndershem e jo te te vrase-vjedhe diten e te te qaje naten dhe te leshoje thirrje per rrokje armesh e kryengritje alla lesheliste si lopa kur pjerdh e dhjet.Respekti per nje president dallaverxhi te tille,pa punuar nje dite ne prodhim dhe i ngjitur me bullona ne karriget e puushtetit e te politikes,me pasuri miliioneshe euro te pamundura per tu numeruar,eshte zero. Te shohim dhe te shpresojme zbatimin e vetingut nga shtatori e mbrapa…

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *