Vetingu i profesoratit shqiptar

J L

Prof. Fatos Tarifa

Ndërsa vetingu në sistemin tonë të drejtësisë vijon, zëra të shumtë, sidomos nga studentë të universiteteve dhe nga disa pedagogë, kanë kërkuar e kërkojnë që një procesi të ngjashëm vetingu t’i nënshtrohen të gjithë ata individë në institucionet tona të arsimit të lartë dhe ato të kërkimit shkencor (përfshirë edhe anëtarët e Akademisë së Shkencave) që mbajnë titujt “profesor”, “profesor i asociuar” dhe gradën “doktor”. Ndoshta ka ardhur vërtet koha për një veting të tillë, sidomos kur sheh se plagjiatura (rasti më i fundit e më skandaloz ai i Agron Tufës) ka marrë një përhapje kaq të gjerë. Gazetari Xhevdet Shehu i mori këtë intervistë ekskluzive intelektualit të njohur Fatos Tarifa, Profesor i Sociologjisë dhe i Marrëdhënieve Ndërkombëtare. Me një PhD të fituar në njërin prej universiteteve amerikanë më të shquar  dhe me një përvojë akademike të gjatë e shumë të pasur në disa universitete të huaja, këtej dhe andej Atlantikut, Prof. Tarifa ka përvojën dhe integritetin e duhur për t’u dhënë përgjigje shumë prej çështjeve që lidhen me këtë dukuri.

Prof. Tarifa, në librin tuaj të fundit, Fjalor i paradokseve, i cili u përurua pak ditë më parë, ndër të tjera më ka bërë përshtypje përkufizimi që ju i bëni fjalës “profesor”: “Titull që në Shqipëri e ka humbur kuptimin e vet. Shumë njerëz e mbajnë, fare pak janë ata që e meritojnë” (f. 196). Unë e pranoj, ky përkufizim shpreh një fakt të vërtetë. Këtë intervistë me ju dëshiroj ta zhvilloj pikërisht rreth këtij fakti dhe po e nis me këtë pyetje: A mundet t’ia kthejmë kuptimin e vërtetë titullit “profesor” në mjediset tona akademike?

 Po, veçse kjo do të kërkonte kohë dhe do të ishte një sipërmarrje e vështirë, për shkak të pengesave të shumta me të cilat do të ndeshej procesi i rimëkëmbjes së krejt piramidës së vlerave në sistemin e arsimit të lartë dhe në institucionet e kërkimit shkencor në këtë vend.

Është ky një proces që duhet t’i ngjajë vetingut që po kryhet aktualisht në sistemin tonë të drejtësisë?

Po, i ngjashëm me të, por specifikisht i ndryshëm prej tij për shkak të veçorive që kanë si subjektet njerëzorë që do të duhej të vetohen, ashtu dhe materia që do të duhej të merrej në shqyrtim, ose të kalonte në sitën e vetingut.

Po a është kjo praktikisht e mundur? Pra, a mund të bëhet veting në universitete dhe në institucionet e kërkimit shkencor?

 Asgjë nuk është e pamundur nëse një problem bëhet shqetësues për shoqërinë dhe nëse ekziston vullneti për ta zgjidhur atë. Ç’është vetingu në fund të fundit? Një ekzaminim i vëmendshëm e kritik, në këtë rast i meritave mbi bazën e të cilave njerëzit që punojnë në institucionet e arsimit të lartë dhe në ato të kërkimit shkencor janë punësuar e promovuar duke gëzuar ato privilegje me të cilat shoqërohen gradat dhe titujt shkencorë që ata kanë marrë. Me fjalë të tjera, vetingu në arsimin e lartë dhe në institucionet kërkimore është një vlerësim a posteriori i veprimtarisë dhe i meritave akademike të stafeve pedagogjikë dhe atyre kërkimorë, thuajse njëlloj si procesi i vlerësimit të një punimi shkencor para se ai të botohet, një farë “peer review”, për të parë, post factum, nëse vlerësimi i veprimtarisë dhe i meritave akademike të tyre ka qenë rigorozisht shkencor dhe plotësisht i merituar. Vetingu i njerëzve me grada e tituj shkencorë në universitetet dhe në institucionet tona të kërkimit shkencor do të duhej të shqyrtonte nëse këto grada e këta tituj janë fituar në mënyrë të merituar, në përputhje me aktet normativë në fuqi në kohën kur ato janë dhënë, pra nëse janë të legjitimuara. Kjo është plotësisht e mundur. E vështirë, por e mundur. Për më tepër, vetingu në sistemin e arsimit të lartë dhe në institucionet kërkimore është shumë më i lehtë sesa vetingu në sistemin e drejtësisë.

A është vetingu në botën akademike një praktikë e njohur, apo edhe në këtë rast po flasim për një “eksperiment shqiptar”?

Vetingu është një nocion kyç dhe një praktikë universalisht e njohur në institucionet akademike në të gjithë vendet e zhvilluara. Por, në këto vende, vetingu, pra vlerësimi i personelit akademik që punësohet në institucionet e arsimit të lartë bëhet paraprakisht, para se njerëzit të merren në punë, përmes një procesi rigoroz përzgjedhës dhe, po kështu, ky veting është shumë më rigoroz kur shqyrtohen kredencialet akademike të disertacioneve që përgatiten për marrjen e gradës “PhD” ose “doktor”, apo kërkesat për të fituar titujt “profesor” apo “profesor i asociuar”. Nëse vetingu kryhet mirë paraprakisht, sistemi mbahet përgjithësisht i pastër e funksional dhe mjedisi akademik i shëndetshëm. Kjo, në Shqipëri, deri më sot nuk ka ndodhur, ose përgjithësisht nuk ka ndodhur. Kjo është një ndër arsyet kryesore pse sistemi i arsimit të lartë dhe niveli i kërkimeve shkencore te ne janë këta që janë dhe profesorët tanë janë këta që janë – siç them në Fjalorin e paradokseve, shumë njerëz e mbajnë titullin “profesor”, fare pak janë ata që e meritojnë.

Është vërtet një situatë e paimagjinueshme! Kush nuk është bërë profesor në këtë vend! Me shumë prej tyre të vjen të qeshësh, por më shumë të qash… Mos e kam gabim?

Aspak. Nëse je pjesë e sistemit dhe e njeh atë nga brenda, kupton se gjendja është edhe më problematike nga sa mund të mendoni ju, madje përtej së imagjinueshmes. Por jo e pashpresë.

Çfarë mund të bëhet për të dalë nga kjo gjendje? Një veting, si në sistemin e drejtësisë?

Po, si një masë emergjente dhe si një hap i parë për të zbutur sado pak efektet negative të kësaj dukurie në arsimin e lartë dhe në institucionet e kërkimit shkencor. Por, krahas me këtë rivlerësim të kredencialeve akademike të të gjithë individëve që kanë marrë grada e tituj shkencorë në këta 30 vitet e fundit, është e domosdoshme të bëhen më rigorozë kriteret dhe kërkesat për t’u bërë pjesë e trupave pedagogjikë në universitetet dhe në institucionet tona kërkimore, si dhe kriteret për të fituar gradën “doktor” dhe titujt akademikë. Nëse vetingu bëhet siç duhet paraprakisht, sipas parimit “Vetting before Getting”, sistemi qëndron i shëndetshëm e produktiv. Nëse sistemi është korruptuar dhe ka degraduar në atë shkallë që shohim se ka ndodhur në vendin tonë, ndërhyrja përmes një procesi vetingu bëhet jo vetëm e domosdoshme, por edhe emergjente, si e vetmja mënyrë që do mund të ringjallte besimin te sistemi dhe shpresat e humbura.

Si do të duhej të kryhej një proces vetingu në universitetet dhe në institucionet kërkimore të vendit? Çfarë duhet bërë dhe si duhet të nisë e të kryhet ai? A keni ju vetë ndonjë sugjerim për këtë çështje?

Një patologji serioze te ne është ajo që mund të quhet “doktoratëmania”, rendja për të fituar gradën “doktor” edhe nga njerëz që s’kanë asnjë lidhje me shkencën, as meritat për të cilat duhet dhënë kjo gradë shkencore. Sado e habitshme që mund të tingëllojë, deri pak vite më parë, Shqipëria kishte (dhe ndoshta ende ka) më shumë studentë doktorantë për frymë popullsie sesa Shtetet e Bashkuara, Kina apo Gjermania.

Ligji i ri për arsimin e lartë duket se e ka frenuar avancimin e mëtejshëm të kësaj “sëmundjeje”, duke i bërë më rigorozë kriteret për marrjen e gradës “doktor”, apo jo?

Kjo nuk ka ndodhur aq për arsyen që përmendni ju, sesa për shkak se Ministria e Arsimit e ka pezulluar dhe po e fosilizon krejt sistemin e studimeve doktorale, duke penalizuar jo thjesht institucionet e arsimit të lartë që duhet ta akordojnë këtë gradë, por kryesisht ata individë të talentuar, të cilëve, për gati tre vite me radhë, u është privuar mundësia për t’u angazhuar në studime të nivelit doktoral. Një pjesë e tyre, për këtë arsye, zgjedhin të largohen nga vendi dhe të kërkojnë ta fitojnë këtë gradë diku gjetkë. Pezullimi in toto i studimeve të ciklit të tretë po e dëmton së tepërmi arsimin e lartë dhe shkencën në vendin tonë.

Pra, ju mendoni se kriteret për marrjen e gradës “doktor” duhet të jenë më rigorozë, por pa e penguar dhënien e kësaj grade nga universitetet tona kujtdo që e Meriton atë?

Pikërisht. Nga ana tjetër, vetingu në arsimin e lartë dhe në institucionet kërkimore duhet të fillojë pikërisht si një rivlerësim i kritereve për përzgjedhjen e atyre individëve që pranohen të nisin studimet doktorale në universitetet tona, si dhe i kritereve që duhen përmbushur për të fituar gradën “doctor” në shkencë. Përsa u përket atyre mijëra individëve që tashmë e kanë marrë këtë gradë, vetingu i tyre mund të shtyhej për një periudhë të mëvonshme, për një raund të tretë, pasi të kenë kaluar në veting të gjithë ata individë, të cilëve u janë dhënë titujt “profesor” dhe “profesor i asociuar”. Kjo, mendoj unë, është një detyrë më e rëndësishme dhe më emergjente, sepse është pikërisht profesorati i sotëm ai që e ka katandisur sistemin në këtë farë soji dhe janë këta profesorë që do të vazhdojnë edhe më tej ta përçudnojnë atë, nëse nuk ndërhyhet sa më parë përmes një vetingu skrupuloz.

Po kush do të duhet ta bëjë vetingun e profesoratit dhe si, në ç’mënyrë, duhet bërë kjo?

Në një mënyrë të ngjashme me vetingun që po u bëhet gjyqtarëve dhe prokurorëve për të spastruar sistemin e drejtësisë prej atyre që janë të korruptuar. Si një hap të parë, unë sugjeroj krijimin e një Komisioni të Pavarur për Vetingun në Akademe (KPVA). Ky komision mund të përbëhet nga 15 profesorë ndër më të shquarit, të cilët mund të organizohen, në numër të barabartë 3 (tre), në pesë nënkomisione, që të mbulojnë disiplina të përafërta dhe fusha të gjera studimesh në këto disiplina. Anëtarët e këtij komisioni do të duhet të përzgjidhen me konkurs nga një Komision Ndërkombëtar (KN), i përbërë nga profesorë të ftuar prej dhjetë universiteteve më të mirë në botë. Vetingut nga ana e KPVA-së do të duhet t’i nënshtrohen, pa përjashtim, fillimisht të gjithë ata pedagogë e studiues të universiteteve shqiptare dhe të institucioneve tona kërkimore (përfshirë edhe anëtarët e Akademisë së Shkencave) që mbajnë titullin “profesor” dhe, pas tyre, në një raund të dytë, ata që mbajnë titullin “profesor i asociuar”. Kriteret e vetingut dhe një sistem pikësh do të duhej përcaktohen nga KVPA. Vetingu do të duhet të shqyrtojë e të vlerësojë objektivisht kredencialet akademike të çdo profesori, duke filluar nga verifikimi i përputhshmërisë së titullit që ai mban me kriteret ligjorë në fuqi në kohën e dhënies së titullit, verifikimi i origjinalitetit të diplomave për gradat dhe titujt e fituar më parë, veprimtaria akademike e botuese pas marrjes së gradës “PhD” ose “doktor” etj., etj.

Unë jam i bindur se një pjesë e madhe, për të mos thënë pjesa më e madhe e profesorëve që punojnë në universitetet dhe në institucionet tona kërkimore nuk kanë kryer kurrë ndonjë studim të njëmendtë shkencor, që të ketë sjellë diçka të re në fushën e tyre të studimit (nuk bëhet fjalë për paradigma të reja në shkencë), ose që të kenë përdorur një metodë të re kërkimi. Po kështu, jam i bindur se pjesa më e madhe e atyre që mbajnë titullin “profesor” nuk kanë botuar asnjë punim të tyre në ndonjë revistë me faktor impakti; ndërkohë, është e turpshme që departamentet universitarë dhe komisionet për dhënien e gradave e të titujve vazhdonë të pranojnë symbyllazi si revista me faktor impakti lloj-lloj revistash “phony”, që vetëquhen shkencore, që u atribuojnë vetes një faktor impakti që nuk e kanë dhe që, në fakt, nuk kanë asgjë të përbashkët me shkencën e vërtetë. Edhe më shumë i bindur jam për faktin se pjesa dërrmuese e profesorëve tanë nuk kanë dhënë asnjë ditë të vetme leksion në ndonjë universitet të huaj (përveçse, ndoshta, në Strugë, në Tetovë, në Pejë ose në Prishtinë), siç kërkohet me Vendimin e Këshillit të Ministrave për fitimin e titullit “profesor”.

Dëshiroj të sjell vetëm një shembull. Disa vite më parë, kur sapo isha kthyer nga Shtetet e Bashkuara, ku për disa vite me radhë jepja mësim në Eastern Michigan University, një kolegu im në Tiranë, A.F., i cili mban titullin “profesor”, më tha, me indulgjencë, se në rolin e njërit prej anëtarëve të KVTA-së (në atë kohë Komisioni i Vlerësimit të Titujve Akademikë), ai vetë i kishte bërë një nder kolegut të tij, Z.D., pedagog në Fakultetin e Shkencave Shoqërore të Universitetit të Tiranës, duke ndikuar në atë komision që atij t’i jepej titulli “profesor”, të cilin Z.D. e mban qysh nga ajo kohë, pa plotësuar kriteret e përcaktuara në Vendimin e Këshillit të Ministrave për marrjen e këtij titulli. A.F. dhe Z.D. sigurisht nuk janë të vetmit që e kanë çnderuar sistemin meritokratik për dhënien e titujve akademikë. Rasti i tyre është vetëm një ndër qindra e qindra raste të tjerë, ndonjëherë edhe më të paskrupullt sesa ky. Jam i bindur se, nëse Z.D. do i nënshtrohej një vetingu, ai nuk do të mund t’i justifikonte dot, pra as të vazhdonte t’i mbante titullin “profesor” dhe privilegjet akademike e financiare që rrjedhin prej tij. Z.D.-ët janë të shumtë dhe kanë krijuar ndërkohë një rrjet të gjerë profesorësh të ngjashëm me ta, që kontrollojnë e pengojnë sistemin e promovimit të vlerave të vërteta akademike mbi bazën e meritave, ndërkohë që bëjnë çmos të konservojnë një sistem antimeritokratik.

Dhe ju mendoni se vetingu i profesoratit tonë nga KPVA, një komision si ky që ju propozoni, mund të bëhej me një sistem pikësh? A është kjo praktikisht e mundur?

Sigurisht që po. Kredencialet akademike të çdokujt mund të vlerësohen e të “maten” me pikë, duke marrë për bazë kritere të tillë si: (a) përmbushja një për një e kritereve që përcaktohen në Vendimin e Këshillit të Ministrave për dhënien e titullit “profesor”, ose “profesor i asociuar”; (b) universiteti në të cilin është fituar grada PhD ose “doktor”; (c) numri i artikujve të botuar në revista me faktor impakti pas marrjes së gradës “doktor”; eksperienca ndërkombëtare në fushën e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor (eksperiencë pedagogjike e qenësishme në universitete të huaj, bashkëpunim akademik në projekte kërkimorë, ose si bashkautorë studimesh dhe artikujsh me studiues të huaj, referime në kongrese e konferenca shkencore të shoqatave akademike apo profesionale ndërkombëtare ose të shteteve më të zhvilluar etj.). Këto të gjitha mund të përcaktohen nga KPVA, në bashkëpunim me ekspertë e konsulentë të huaj.

Dhe cilat do të ishin efektet e një procesi të tillë vetingu në institucionet e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor?

Spastrimi i këtyre institucioneve nga profesorët që i kanë marrë gradat dhe titujt akademikë në mënyrë të pamerituar. Kjo s’do të thotë domosdo largimi i të gjithë atyre nga puna, sepse një pjesë e tyre mund të jenë mësimdhënës jo të këqinj, por zhveshja e tyre prej titujve që mbajnë, të cilët nëse duan t’i kenë, do u duhet t’i rifitojnë në përputhje me kriteret akademikë të parashikuar në aktet normativë, të cilët, gjithashtu, duhet t’i nënshtrohen një rishqyrtimi shumë rigoroz. Marrja e titujve “profesor” dhe “profesor i asociuar” në Shqipëri duhet të jetë diçka po aq e vështirë dhe e merituar sa edhe në vendet e tjerë më të zhvilluar. Të paktën këtë duhet të synojmë të arrijmë, edhe nëse kjo do të marrë një kohë të gjatë. Vetingu i profesoratit do të krijojë premisat për një garë të ndershme akademike, të barabartë për të gjithë, në universitete dhe në institucionet kërkimore, që titulli i profesorit të qëndrojë vetëm para emrave të atyre individëve që e meritojnë plotësisht atë.

Profesor Tarifa, idetë dhe sugjerimet tuaja janë interesante e të dobishme. A mendoni se këto ide e sugjerime duhen dëgjuar nga instancat më të larta të qeverisjes?

Këto janë vetëm disa ide e sugjerime. Shumë kolegë të tjerë, njerëz të nderuar në fushën e arsimit të lartë e të shkencës, mund të kenë edhe ata mendimet e tyre dhe sugjerime të tjera të dobishme për këtë çështje, të cilat lipset të diskutohen gjerësisht. Shumë prej tyre kërkojnë që vetingu në universitete dhe në institucionet kërkimore të kryhet. Ky veting duhet bërë duke mënjanuar dy pengesa serioze: së pari, kundërshtimin dhe rezistencën brutale që domosdo do të vijë nga ai kontigjent jo i pakët i profesoratit të sotëm që i trembet vetingut (çka e bën vetingun edhe më të domosdoshëm e më emergjent) dhe, së dyti, pavendosmërinë, mefshtësinë, padijen dhe oportunizmin e Ministrisë së Arsimit, e cila do të duhej të mos përfshihej në këtë proces.

Vetingu i profesoratit shqiptar është një nevojë emergjente, nga përmbushja e së cilës mund të varen fatet e arsimit të lartë e të kërkimit shkencor në vendin tonë. Ai mund të ketë sukses vetëm nëse konsiderohet si një emergjencë kombëtare nga qeveria dhe nëse kjo e fundit angazhohet seriozisht për realizimin e tij. Me kohë kam vënë në dukje atë që është bindja ime më e thellë se, thelbi i reformës në arsimin e lartë dhe sekreti i suksesit të saj qëndrojnë jo vetëm në mënyrën se si prodhohen dija dhe njerëzit e arsimuar por, sidomos, në mënyrën se si “prodhohen” prodhuesit e dijes dhe të njerëzve të arsimuar, pra profesorati shqiptar.

*****

Botuar në Dita. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

Share This Article
26 Comments
  • nese nuk gaboj AF eshte Artan Fuga kurse ZD eshte Zyhdi Dervishi.
    Gaditje nen brez eshte por, nese faktet jane te verteta, mire ben qe i denoncon.
    Gjithesesi, motivi i denoncimit rrjedh prej faktiti qe Zyhdiu nuk te beri pedagog tek departamenti i tij.
    Sa per vetingun duhet te kemi parassyh modelin gjerman, ku bijte e numenklatures naziste, nuk mund te jene profesore ne universitete. Besoj se kjo duhet te vleje edhe per bijte e atyre kreimineleve komunite qe kane masakruar popullin shqiptar. Apo Jo prof Fatos S. Tarufa?!

    • Qënke synetlliu dora vetë më duket. Të paska picaku miza në vend të keq. Të kisha gjë në dorë ty do të kisha kaluar të parin në sitën e meritokracisë.

    • O Zydi! Fatos Tarifa ka qene profesor ne Universitetin e Michiganit te Amerikes. Atje nuk e ka pyetur njeri per nomeklaturen e babait. Ne Tirane e keni mbush Universitetin me katundare “antikomuniste” si Dervishi, Rrokaj, Marku, Tufa qe bien era perc se nuk e njohin sapunin. Vazhdoni se mire e keni. Mjere ata studente qe vijne ne UT.

    • Gjermonet nuk jane cardulle si puna jote. Lene jashte nomenclatures bijte e nazizmit, jo te komunizmit. Dhe kane me shume komuniste se ne.

    • Po ju sjell nje shembull: shihni si eshte bere Akademik nje fare Jorgaq Kacani i Politeknikut!! Kabere artikuj per cdo lloj fushe: nga lufta ne Irak tek mbarsja e sekretare Steles.

  • Z. Fatos Ne Shqiperi e ka marre fera uraten prej kohesh. Nuk ekziston me institucioni Universitet ne Shqiperi. Rrjedhimisht titujt “profesor”,Akademik,Doktor Shkencash etj etj ne cdo fushe jane te genjeshtert ose sic thone italianet me nje fjale te bukur “fasulli”. Ne ven te universiteteve ne Shqiperi ekzistojne dyqane ku blihen dhe shiten diplomat universitare me euro. Ndersa titujt akademike jepen me miqesira te njojtura ose favore reciproke. prandaj kot je lodhur z Fatos me intervista te tilla te gjata dhe te merzitshme. Te ndryshosh kete lloj sistemi dhe te futesh meritokracine do te thote te kryer nje revolucion te vertete ne kulture dhe ne shkence. Do te thote te ndryshosh ne radhe te pare gjithe klasen politike aktuale qe eshte pregjegjese direkte nga viti 90 e deri me sot e situates aktuale. Duhet ngritur nje universitet i ri publik(shteteror) komplet i ri me njerez te arsimuar te cilet me vone do te formojne profesoratin e ardhshem. Duhet mbyllyr 80% e universiteteve private(dyqane) ku blihen dhe shiten diplomat me trupa pedagogjike qe nje zot e di se cfare jane dhe vetem pedagoge universiteti nuk jane. Te mos flasim e per kerkuesit shkencore(researching) qe aktualisht nuk ekzistojne. Aktualisht ne gjoja universitetet shqiptare kemi vetem mesues qe japin leksione te kopjuara keq. Te mos harrojme qe ne universitetet shqiptare marrin diploma edhe stuente me te meta mendore,budallenj,apo te vonuar menderisht. Mjafton te paguash, dmth edhe pa pare dhe ngjyren e kapakut te teksteve e merr diplomen. Ketu ka katandisur universiteti shqiptar i nderua prof Fatosi. Me sa duket shqiptaret kane nevoje vetem per nje cope leter per te thene qe jam me universitet, cfare tragjedie!!!!!!!!!!!!!!!!!!!

  • Hajde, hajde cpo na degjojne veshet? E kutuat me ne fund pse e ka qepur gojen per rastin e Agron Tufes profesori mediatik qe prononcohet per cdo gje ne shtyp? A.F. nuk ka tjeter perfec Artan Fuges. Ai student qe spiunon kush eshte Z.D. shmang taksen e regjistrimit ne UT e merr nje vit burse falas nga Kryeminstri. Forca kush e gjen i pari.

  • “Intelektualit tè njohur”,

    Bretkoca nè fund tè pusit, mendonte se qielli èshtè aq i madh, saç ishte gryka e pusetès ku kish rènè.
    Qielli i DITA, fillon tek i ndjeri Stefani, vazhdon tek Bedrinjtè, pèr tè “mbèrritur majat” me profesorin e fondeve tè ambasadès.
    Nuk e kam aspak personale. E kam nè pèrgjithèsi, me kètè realitetin tonè shqipfolès.
    Ku tè hedhèsh sytè, korrupsion.
    Çfarè tè dègjojnè veshèt, maskarallèk.
    Kjo shoqèri shqiptare, èshtè pèr ti varur teneqenè, intelektuhalet e saj tè fryrè si gjelu majè plehut, njè hordhi dèshtakèsh dhe perversèsh pa shtyllè kurrizore.
    Shoferèt e taksive tek kryqèzimi i zogut tè zi, i kemi me tè paktèn 3 diplloma master. Monika, èshtè doktorreshè shkencash.
    Tani VETING pèr inteligjencèn, propozuar nga Prof, doc, marshall Tarifa.
    Epo mirè, eja ta bèjmè.
    Tek ky i drejtèsisè, janè SHBA dhe KE, garantèt e saj. Megjithè forcèn dhe mundèsitè qè kanè ata, jemi dèshmitarè tè problemeve qè hasin, me gropèn e gjarpèrinjve shqiptarè.
    Ndaj, dèrrdèllisjet pèr veting tè inteligjencès, janè vetèm ato tingujt e atyre bretkocave, qè popullojnè pusetat shqiptare.
    Ajo qè i bashkon ata, èshtè era e fekaleve, ku notojnè dhe pèrtypen tash 30 vjet.

  • Faleminderit professor.
    Ruaj respekt dhe kujtime Te paharuara kur ju kishim pedagog ne Michigan.

    Respekte,
    Ish studenti juaj,
    Borian

  • U bë reforma dhe vetingu në drejtësi, po magjistratët e rinj përgatiten akoma në fakultet nga vajza gjobvënlse dhe superekorruptuar e Sali kërmës dhe vajza e Fahriut, arkitekte e Gërdecit që vidhte me firmë qeveritare depot e ushtrisë.
    Pastaj kur sheh llumin berishist tribal të pandoflalëpirësve histerike si Gjekmarkajt apo sharlatanët guru të Sorbonës, pjellë të barkut pjellor të PPShsë, që mbajnë peng katedrat dhe gjallë tallavanë mediatike, të vjen për të vjellë.

  • Ceshtja nuk eshte dhe shume e komplikuar per tu zgjidhur. Me marrjen e titujve mesimdhenesit ne Universitet dhe kudo kane dy lloj perfitimesh kryesor
    1.privilegje akademike
    2.privilegje financiare
    Ta fillojme se pari me heqien e te gjitha privilegjeve financiare pasi eshte me i thjeshti dhe me i drejti.
    Fitusit e sotshem te titujve te ndryshem pa dallim ti sigurojne te ardhurat financiare jo me nga buxheti i shtetit, sic ndodh sot, por nga tregu i punes, i brendshem ose i jashtem.
    Nqs studimi i kryer ka vlere ai do shitet ne treg, pra do te realizoje te ardhura financiare, ne rast se nuk ka vlere ai nuk do te shitet per pasoje nuk do te siguroje te ardhura.
    Besoj se nuk ka nevoje te zgjatem me tej. Kjo procedure do te nderprese dhe manine per tituj pa vlere.
    Per ceshtjen e privilegjeve akademike le te ktyhet vetingu.
    Nje titull qe nuk siguron te ardhura nga tregu eshte nje titull i vdekur, per pasoje i heqshem kollaj ose le ta mbaje dhe te kapniset me te

  • As me miq, as me armiq gjuhen mos e felliq shprehet populli. Ah more Fatos makuteri jote nuk ka fund. Kam bindjen se je bere i neveritshem dhe i urryeshem ne syte e publikut. Ti ore makut je shnderruar ne nje studiues te rreme. Edhe artikulacionet tuaja lene shume oer te deshiruar. Te lutem gjyko drejt dhe jo si nihilist, pasi nxjerr ne drite paditurine tende. Ti Fatos rrumpalla je nje monster i llojit te veçante, je nje allakatundar me unin tuaj anadollak. Llafazaneria e rrugeve dhe e mejhaneve thone se ju jeni nje studiues i madh i Sociologjise, por nuk i keni dhene gje shoqerise. Ne veshtrimin tim Tos matufi, keto Tituh dhe grada nuk jepen nga tioozeria e kodoshefe ne klube pijanecesh. Ato nuk dhurohen por fitohen mor plak matuf. Fitohen me pune. Nuk ke faj, se duke u plakur dhe duke rrjedhur. Ne veshtrimin tim, ty more Plak Matuf, te ka zene deliri i madheshtese. Nuk di se çfare ben? Per mua ti ke zbritur nga nje sharlatan banal ne nje kalemxhi monster. Ti more kodosh (epitet sipas studenteve te UET) pa pike dinjiteti njerezor perbalt pa fakte çfare te del perpara. Po pse more Kodosh duke shkelur te drejtat e tjetrit e duke fituar tuajat eshte drejtesia. Po me ZD çfare ke apo wshte me i zgjuar se ti dhe ka shkruar me shume se ti. Ti more Fatos Kodoshi je nje mekatar, mekatar ke lindur dhe makatar do te vdesesh. Koha do ta vertetoje! Plak Matuf. Erdhi kodoshi thonin studentet e UET, ndaj te hiqi dhe Cili.

  • Ide e drejtë.
    Por pas vetingut, a do t’i kthejnë lekët shtesë që këta mashtrues me tituj akademikë , kanë marrë ?

  • I drejte shqetesimi. Po vettingu shtrihet edhe ne aspekte te tjera te etikes. P. Sh nuk duhet te kete vjedhur, te jete perfolur per shkelje te etikes ne marredhenie me studentet etj.

  • Vetingu qe i duhet sot Shqiperise eshte Vetingu i Koncesioneve! Pa u bere ky Veting Koncesionesh as Shqiperia nuk del nga kriza ekonomiko-financiare, as shqiptaret nuk dalin nga varferia qe po u shtohet perdite.

  • Me pelqeu ky veshtrimi i Kodoshit pak me lart, pajtohem me te, Fatos, Titujt dhe gradad nuk jepen nga tifozeria e kodoshefe ne klube pijanecesh. Ato nuk dhurohen por fitohen. Fitohen me pune. Fatos te ka zene deliri i madheshtese, edhe une keshtu mendoj. Mendoj se je cmendur sipas menyres tende. Je shnderruar nga nje sharlatan banal ne nje kalemxhi moster. Studentet e UET e paska thirruar Fatos Tarifen “Kodosh” pos pse ky epitet? ndaj vettingu duhet te filloje nga Fatos Tari i pari.

  • OK prof Fatosi. PO per disa prof qe jane denoncuar ne Media qe kane plagjature ose vjedhje e hapur me fakte si Rektori aktual i Durrsit etj. cfar qendrimi do mbahet? Mendoni qe MASR duhet ti kaloje prokurorise si veper penale dhe te denohen, se nga privilegjet nuk po largohen vete

  • REFORME DHE VETING RRENJESOR NE ARESIMIN SHQIPTAR !

    – Bashkebisedim si i barabarti me te barabartin me studentet dhe zgjidhje reale per Aresimin shqiptar

    – Te deplepizohet plotesisht aresimi shqiptar … Vitrina dhe Kristali … maja e ajzbergut. Krasitje e thelle per cilesi!

    – Ti jepet fund korrupsionit ne aresimin shqiptar !

    Nga Alban Dega, Nju Jork

    Skandalet, trukimet, manipulimet, korrupsionin dhe plepizimi i aresimit shqiptar eshte pjese e megakorrupsionit politik, juridik, ekonomik, financiar, arsimor, shendetesor…, tash 26 vjecar qe ka kapluar cdo leme te shtetit shqiptar…
    Kur korrupsioni deperton dhe kaplon edhe aresimin ne Shqiperi a kudo ne Bote ai shtet eshte ne agoni e ne rrenim neser.
    Reforma ne aresim u reklamua e fry tej mase si sukses i madh e arritje shekullore. U mbyllen nje Kristal e nje Vitrine po u lane me dhjetera sivellezer e simotra te tyre anembane Shqiperise.
    Sic e kam theksuar me dhjetera here Reforma ne Aresim ishte gjysmake, degjeneroi dhe u la ne mes te rruges nga reformatoret e pareformuar te saj.
    Vitrina, Kristali… ishin vetem maja e ajsbergut te degjenerimit, korrupsionit dhe plepizimit berishist te Aresimit dhe rrenimeve me themel te shtetit shqiptar.
    Gjate ketyre 24 vjeteve ne SHBA, me ka rene rasti te takohem per aresye pune me shume studente por edhe ish- petagoge te Universiteteve private apo publike shqiptare. Niveli gjuhesor i deri edhe ish- shefa katedrash ishte nen nivelin mesatar te nje gjimnazisti te vitit te dyte ose te trete …
    Mbyllja e disa prej universiteteve private ishte nje hap i mire, por vetem nje hap. Reforma ne Aresim u la ne hapat e pare te saj. U harrua, braktis dhe tradhetua nga reformatoret dhe korruptua nga puthadoret e politikes se korruptuar.
    Shitblerjen e diplomave e zevendesoi shitblerja e notave, titujve shkencore, dijes. Universitetet private dhe oligarket e tyre u kthyen e po kthehen perdite e me shume ne oligarke jo vetem financiare, politike, mediatike .
    Shembulli me i dukshem e me i qarte eshte Henri Cili dhe UET-i i tij. Ne kulmin e Reformes ne Aresim, kur ishte ne pyetje akreditimi i tij akademik ai dhe gazeta e tij MAPO, qe nuk e lexon as kryeredaktori i saj , shpalli kryeministrin “ Njeriu i Vitit”… pervec qokave te tjera!?
    I njejti Universitet shpik titullin e nderit shkencor ne Ekonomi “ Gramoz Pashko”, ish- skenaristit dhe regjizorit te “ Cekut te Bardhe” dhe “ Kuotes Zero” te rrenimit ekonomik te Shqiperise acik cdo vendi ish- komunist te Evropes Lindore. Qe aty ku Universitet duhet te ngelej ne klase
    Eshte po ky Universitet nje nga sponsoret kryesore te shume mediave dhe botimeve ne Shqiperi ….
    Nga vijne keto para te Santa Cilit !?
    Nga qielli!? Sigurisht qe jo !
    Nga tarifat e larta te studenteve te tij dhe familjeve te tyre …
    Edhe me trondites jane shembujt e Universitetit Bujqesor te Kamzes , Universitetiit te Tiranes, Universitetit te Durresit … qe jane kthyer ne bastione politike te PD -se dhe LSI-se dhe qendra shperdorimi dhe korrupsioni te kapur ne flagrance me dhjetra here !
    E UET nuk eshte i vetmi. Jane edhe dhjetera Universitete tjera jo vetem orivate… qe nuk duhet te ishin por duhet te shoqeronin Vitrinen, Kristali, Plepat… !
    Miliona euro te shkaperderdhura e vjedhura nga drejtuesit e tyre ne kurriz te studenteve e taksapaguesve shqiptare.
    Eshte koha qe vete Kuvendi i Shqiperise te ngreje nje Komision te Posacem Hetimor dhe te gjitha strukturat ligjzbatuese te merren me hetimin dhe goditjen e ketij kanceri dhe metastazave te tij jo vetem ne universitetet por ne te gjitha aresimin shqiptar!
    Reforme rrenjesore e Veting shembullor nga kupola jo vetem e ministrise se Aresimit por edhe ministrave te tjere te paafte qe ta nxjerrim aresimin shqiptar nga bataku i korrupsionit dhe te krijojme kushtet dhe mundesite per promovimin dhe financimin e talenteve ne te gjitha deget me perparesi ato me populloret e me te kerkuarat nga tregu dhe ekonomía shqiptare ku kemi nje tradite dhe trashegimi te nivelit evropian e boteror!
    Sistemi zinxhir te veproje qe nga cerdhet e deri ne majat e aresimit shqiptar.
    Kush investon ne aresim, art , kulture, sport investon jo vetem ne shendetin fizik e mendor te popullit por edhe ule investimet per burgje e per ilace, per shpenzime te panevojshme e me kosto te larte per popullin e Shqiperine !
    Shqetesimi real dhe protestat e studenteve te Universiteteve shqiptare jane kambane alarmi jo vetem per Kuvendin, qeverine, KLSH-ne e Prokurorine, por per mbare shqiptaret !
    Reagimet e Sali Berishes, Ilir Metes, Lulezim Bashes, Monika Kryemadhir, Petrit Vasilit … dhe Bandes se Gangstereve te tyre poliitike e biologjike, oligarkike e mediatike, jane nje perpelitje e fundit per jete a vdekje, jane grahmat e fundit te ketyre kucedrave te krimit dhe korrupsionit per te keq perdorur aspiratat e studenteve per te sabotuar e minuar Reformen ne Drejtesi dhe Vetingun dhe per ti shpetuar ndeshkimit shembullor ligjor per krimet e tyre pa fund, per te shpetuar pasurite pa fund e pa ane dhe mbi 25 miliarde eurot e vjedhura shqiptareve dhe Shqiperise ne keto 26 vjet te sundimit te tyre vrastare e kusar!
    Cila eshte zgjidhja ?
    Pa bere as profesorin as analistin gjithckadites vete parullat e kerkesat e studenteve protestues jane zgjidhja me e mire dhe me e sinqerte e mundshme.
    Konkretsht:
    1- Reforme e thelle dhe Veting i plote ne aresimn e Larte dhe gjithe hallkat e tij nga kopshti e deri tek Universitetet e vete Ministria e Aresimit dhe Sporteve .
    2- Spastrim i petagogeve dhe profesoreve me diploma e tituj te blere e vjedhur qe shesin notat e provimeve dhe diplomat, duke nisur nga emrat e fotot e disa prej tyre te mbajtura nga studentet protestues, pas nje hetimi te drejte .
    3- Ligj e drejtesi per rektoret dhe dekanet qe i kane kthyer universitetet e fakultetet ne celula te partive politike e qokave personale, ne vatra pervetesimi dhe korrupsioni,
    4- Hetim e kontroll te rrepte cdo titulli shkencor te dhene gjate 26 vjeteve te fundit …
    5- Kushte me te mira jetese e mesimi ne konvikte e biblioteka.
    6- Rigjallerim i jetes akademike e shkencore, por edhe i jetes kulturore e artistike e sportive te studenteve duke filluar nga Qyteti Studenti e deri kudo ku ka nje universitet ose shkolle te larte apo te mesme ne Shqiperi .
    7- Takime trimestrale te anetareve te qeverise dhe kryetareve te Komisioneve te Kuvendit Popullor sipas fushave perkatese me studentet dhe Petagoget, dekanet dhe rektoret e universiteteve per te diskutuar per kushtet e studenteve dhe hapesirat per permiresimin e tyre, etj. etj.
    8- Te plotesohet me ngut cdo kerkese e aresyeshme dhe e drejte e ligjshme e studenteve kudo ne Shqiperi pa harruar dhe leshuar aspak ne detyrimet akademike e ligjore te studenteve si e ardhmja e Shqiperise !
    Sic eshte aresimi sot do te jete edhe Shqiperia e Kosova neser e deri ne pafundesi !

    From: Alban Dega
    Date: December 9, 2018 at 10:02:33 PM EST

  • Ore cfare vetingu thote ky idiot e hajdut ambasadash?Nuk u lodhet nga perrallat e Sevo Tarifes qe mashtroi popullin per 50 vjet dhe tani paskeni oreks per te burin e tij hajdut dhe nje cope idioti qe duhej te ishte ne burg per vjefhje ne ambasaden shqiptare ne New York.
    My pederast duhej te figuronte i denuar per vjedhje e shperdorim detyre dhe korrupsion.

  • Ore cfare vetingu thote ky idiot e hajdut ambasadash?Nuk u lodhet nga perrallat e Sevo Tarifes qe mashtroi popullin per 50 vjet dhe tani paskeni oreks per te burin e tij hajdut dhe nje cope idioti qe duhej te ishte ne burg per vjefhje ne ambasaden shqiptare ne New York.
    My pederast duhej te figuronte i denuar per vjedhje e shperdorim detyre dhe korrupsion.

  • Shqetsimi est i drejt por nuk est vetingu q e ndreq. Thesin per profesor e doktor e hai Meksi m 1994 e menje her gujuan doktort e profesort.. qellimi qe i qatte u be vet dr e rrof pa merit. Si ta nreqim: per cdo doktorantur t behen rishtas 3 oponenca e t paraqiten n komisjon t ket pjesmarrs n diskutim . T gjith ata q nuk sjellin te reja t pezullohen . Te gjith ata q kan bllokuar lastesin e gjuhes shqipe tek forrmula e pagezit e lashtesin e shqiptarvevderi te iliret tu hiqet grada doktor. Keshtu do clirohet gjuha e hostoria jon nga doktort e profet fallca. Te kthehet sistemi 2 mbrojtje kandidat e dr shkencas. T ngrihet kokoteti i skencave. A skencen shoq shqiptare do venitetve do vdese.

  • te shkarkohen mediokrit qe kane kaluar nga 8 vjecarja ne doktore dhe te sillen njerzit nga perendimi qe kane studiuar ne universitetet prestigjoze

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *