Vettingu në Polici, konfirmohet në detyrë një tjetër drejtor në DPPSH

J L

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka konfirmuar në detyrë Arben Dashin me funksion Drejtor i Drejtorisë Kundër Krimeve ndaj Personit dhe Pasurisë, në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Sipas komisionit Dashi rezultoi i pastër në të tre kriteret e vlerësimit atë të pasurisë, pastërtisë së figurës dhe aftësive profesionale.

Trupa gjykuese e Vettingut që vendosi konfirmimin e Dashit në detyrë përbëhej nga Marjeta Gjelaj, Ela Kerka, Ana Kapaj, të cilët kanë vendosur konfirmimin në detyrë të Dashit.

Arben Dashi është pjesë e policisë së shtetit që  prej vitit 1985.

Më herët ai ka mbajtur postin e drejtorit të Krimeve të Renda në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ndërsa në 2014 ai u komandua në postin e drejtorit të Policisë së qarkut të Tiranës duke zëvendësuar në atë post Ardian Çipën.

j.l./ dita

Share This Article
1 Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *