Vettingu i Policisë shtyhet në shtator, i pari në listë Drejtori i Përgjithshëm

Bora Basholli

Më herët ishte paralajmëruar që seanca e parë e vettingut për drejtuesit e lartë të policisë do të niste që në muajin Gusht, por gjithçka është shtyrë për javën e parë të shtatorit.

Mësohet se shkak ka qenë volumi i punës dhe dokumentet që priten për 300 gradat e para nga institucione si banka, hipoteka, zyrat e pastrimit të parave si dhe disa informacione që ende nuk kanë ardhur nga jashtë vendit, shkruan Report.tv.

I pari që pritet të dalë në seancë dëgjimore pas hetimit të karrierës, pasurisë dhe integritetit moral është Drejtori i Përgjithshëm Ardi Veliu.

Komisioni i Jashtëm i Vlerësimit ka punuar këtë periudhë mbi dosjet e 30 gradave të para ku përfshihen drejtuesit e policisë, gardës, drejtorëve të kufirit dhe shërbimeve mbështetëse të policisë së shtetit.

 

b.b/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *