Veton Surroi i refuzon dekoratën Hashim Thaçit

Ornela

Ish-Kryetari i Parisë ORA, Veton Surroi ka lëshuar akuza në drejtim të Hashim Thaçit për rrënimin e Shtetit të Kosovës dhe për këtë arsye ka refuzuar dekoratën nga Presidenti.

Sipas tij, Thaçi është i pandershëm prandaj nuk pranon të nderohet prej tij. Surroi e ka bërë përgjegjës për dështimin e shtetit.

Pash emrin tim, dy herë, në listën e të dekoruarve nga Hashim Thaçi për dhjetëvjetorin e pavarësisë. Që të dyja herët emri im është vënë në proceset vendimtare për arritjen e lirisë dhe pavarësisë, Konferencës së Rambouillet dhe Procesit të Vjenës. Ka qenë nder i imi që t’i shërbej vendit. Konsideroj se Hashim Thaçi është përgjegjësi kryesor për kapjen e shtetit, izolimin e tij, vjedhjen e tij, varfërimin e tij material, mendor e shpirtëror, zbrazjen e tij prej një të dhjetës së popullatës për dhjetë vjet pavarësie, humbjen e konsensusit politik e perspektivës së të rinjve brenda tij… Me përjashtim të okupatorëve, nuk ka pasur njeri që i ka bërë kaq dëm vendit. Me bindjet e mia për këtë njeri refuzoj të marrë çfarëdo dekorate. I pandershmi nuk mund të më nderoj. As mua e aq me pak këtë vend. Qytetareve: gëzuar dhe u prifshit ndryshimeve!”, ka shkruar Surroi.

o.j/dita

Share This Article
7 Comments
  • Bravo Veton!
    Keshtu veprojne burrat qe qendrojne te parimet.
    Plerat le te bejne poezi me shitjen e Atdheut, me demarkacionin dhe delimitimin.
    Le te bejne ceremoni nderimi per greket e rivarosur.
    tradhetaret i japin dekorata njeri tjetrit.

  • Me vend e ka se para çlirimit sillej me një gazetë nën sqetull sot është multimilioner dekorimin e Daciqit dhe Vuqiqit do ta pranonte kështu janë ķëta edhe ju vrajten baballatët serbet dhe bashkjetuan fshehur me ta

  • Vetoni dhe familja e tij “shqiptare” kurre nuk i kane refuzuar dekoratat anti shqiptare te Titos, Rankoviçit, Millosheviqit… Prandaj nuk befason as sjellja e tij kaq “shqiptare”!

    DRENICA E KUQE

  • Surroi, kur jugosllavia po prishej, e krijoi JULL-in, partin jogoslave me serbe, dhe luftonte me e mbajt jugosllavine bashke, te paprishur. Surroi ishte, eshte proserbe, babe e babagjysh, per kete eshte nderuar me dekorata nga titoja, rankoviqi, millosheviqi, e dreqi e i biri nga serbet, se ju ka sherbyer si qen.
    s’eshte qudi, se si, vetem proserbet po nominohen per dekorata, pse ku luftoj Surroi,

  • I nderuari z. Veton, nuk e di sa te verteta jane ato qe thoni per Thaçin! Aprovoj qenrimin tuaj vetem se jeni koherent me ndergjegjen tuaj. Fakti qe ju e gjykoni Thaçin si antipatriot e justifikon qendrimin tuaj. Te kishte pas edhe Tirana nji shembull si Ju. Ju pergezoj per aktivitetin patriotik. Gezuar festen e Kosoves, ku keni qene aktor protagonist!

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *