Veton Surroi: Kosova, çlirim nga klani “Pronto”

DITA Online

 

Ka reaguar edhe publicisti dhe ish-politikani Veton Surroi, pas rezultateve preliminare të zgjedhjeve në Kosovë.

Sipas tij shumica e qytetarëve u deklaruan për çlirimin e vendit nga kapja e klanit “Pronto”.

Ai, përmes një shkrimi në Facebook thotë se mbi gjysma e vendeve të Kuvend do të mbushen me deputetët e një partie socialdemokrate evropiane dhe të një partie a koalicioni konservator (popullor) evropian.

Ky është përvjetori më i rëndësishëm i çlirimit deri tani. Dje u manifestua vota evropiane e qytetarëve të Kosovës. Shumica kritike e qytetarëve të Kosovës, të prirë nga fryma e parimësisë dhe vendosmërisë së Vetëvendosjes, u deklaruan dje për çlirimin e vendit nga kapja e Klanit Pronto. Qeverisja evropiane mund të ndërtohet që nga këto zgjedhje, me synim të shtetit të së drejtës , atij social dhe zhvillimor”, thotë Surroi.

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *