Gazeta DITA
Notification Show More
Latest News
Dikur normë e mesdheut, sot privilegj i të pasurve, kjo është dieta që mban larg diabetin, tumoret dhe problemet e zemrës
Kryesore Lifestyle Shendetesi
Kush votoi nga opozita për Bajram Begajn?
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Rama i përgjigjet Berishës: “Nuk kemi pritur konsensus me të vdekur”
Aktualitet Lajmi i fundit Politike
Begaj president me 78 vota “pro”, Rama: I dhamë vendit një kryetar shteti normal, një figurë të pakontestueshme
Aktualitet Komunitet Kryesore Politike
Çmimet botërore të grurit bien me 10% duke u kthyer në vlerat e fillimit të prillit
Aktualitet Ekonomi Lajmi i fundit
Aa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Botë
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Dita TV
  • Lifestyle
Reading: Vettel fiton titullin dhe i përkulet makinës
Share
Gazeta DITA
Aa
Kerko
Follow US
Gazeta DITA > Sport > Vettel fiton titullin dhe i përkulet makinës
Sport

Vettel fiton titullin dhe i përkulet makinës

anazapta
Published October 28, 2013
Share
SHARE

Sebastian Vettel në kufijtë e legjendës! Piloti gjerman i Red Bullit dje ka siguruar titullin e katërt botëror radhazi, kur kanë mbetur edhe tri gara nga fundi i kampionatit. Dje Vettel dominoi garën e Indisë dhe zuri vendin e parë, edhe pse i mjaftonte edhe i pesti për t’u shpallur kampion. Tani më mirë se ai janë vetëm dy pilotë, idhulli Shumaher dhe argjentinasi Fangio, përkatësisht 7 dhe 5 herë kampionë bote.

Janë plotësisht të arritshëm nga Vettel, ndërkohë që asnjëri prej tyre nuk kishte fituar katër tituj, aq më tepër radhazi, në moshën 26 vjeç. Piloti gjerman e mbylli në mënyrën më të mirë misionin për titullin e tij të katërt radhazi në botërorin e Formula 1, pasi edhe skuadra e tij arriti të fitonte titullin e konstruktorëve. I nisur me gomat e buta, përshkroi vetëm dy xhiro para se të ndalej, por edhe rikuperimi i më shumë se gjysmës së grupit u duk si një shëtitje për të. Në përfundim të garës, kampioni i katërfishtë u gjunjëzua para makinës së tij, në një gjest tepër domethënëse falënderimi për këtë makinë të mrekullueshme, e cila nuk njeh pengesa e rivalë.

Ndërkaq, Alonso doli menjëherë nga lufta për t’i shtyrë festën Vettelit teksa pati një kontakt me Webber në nisje, që i shkatërroi pjesën e përparme të makinës, duke e detyruar për një ndalesë të parakohshme. Tani spanjolli i Ferrarit mund të luftojë për vendin e dytë, pasi gara për të është ende e hapur, ashtu si dhe në renditjen e konstruktorëve. Por garat e mbetura mund të mos jenë thjesht formalitet edhe për Vettel, pasi ai ka ende diçka për të arritur. Fitorja e djeshme ishte e dhjeta në këtë kampionat dhe e gjashta radhazi. Nëse fiton të dielën e ardhshme në Abu Dabi, ai barazon rekordin e Shumaherit, me shtatë suksese radhazi në një kampionat.

 

 

 

 

anazapta October 28, 2013
Share this Article
Facebook Twitter Email Print
Leave a comment

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

© Copyright Gazeta Dita 2022. Te gjithe te drejtat e rezervuara

Removed from reading list

Undo
Welcome Back!

Sign in to your account

Lost your password?