Vettel-Hamilton, si shoferët shqiptarë

Gazeta Dita

Skena mund të kishte ndodhur në secilën nga rrugët e Tiranës, por në fakt ndodhi në Çmimin e Madh të Azerbajxhanit të Formulës 1, në sytë e miliona teleshikuesve dhe protagonistë ishin dy kampionë bote.

Kur ishte larguar makina e sigurisë, Lewis Hamilton, i cili kryesonte garën, frenoi fort duke bërë që Sebastian Vettel të përplaste turirin e makinës në pjesën e pasme të Mercedesit. Vettel humbi kontrollin, i doli në krah Mercedesit dhe e goditi. Kjo i kushtoi gjermanit një dënim “Stop & Go” 10-sekondësh.

Sebastian Vettel përfundoi në vend të katërt garën, ndërsa Hamilton doli i pesti. Me këtë rezultat, gjermani i Ferrarit arrin që të ruajë kryesimin e klasifikimit të përgjithshëm.

https://www.youtube.com/watch?v=Cx4AartWhg4

Share This Article
1 Comment
  • Me keq duhet tja kishte bere jevgut, perse te denohej Vettel, qe zhabziu kerkonte t’a nxirrte jashte gare me ate frenim qe beri?
    Jevgu duhet te skualifikohet nga kjo gare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *