Vettel i pari edhe në Baku, Mercedes s’i ndahet

Dita

Sebastian Vettel do të niset i pari edhe në garën e Azerbaixhanit, në pistën e Bakusë.

Piloti gjerman i Ferrarit vendosi kohën më të shpejtë 1:41:498, duke lënë pas rivalin e tij kryesor, kampionin në fuqi Lewis Hamilton.

Piloti tjetër i Mercedes, Valteri Bottas regjistroi kohën e 3-të më të mirë, ndërsa pas tij do të nisen dy makinat Red Bull të Ricciardo dhe Verstappen.

Kimi Raikkonen regjistroi vetëm kohën e 6 më të mirë, pasi gaboi në sektorin e dytë të pistës.

Sebastian Vettel kryeson renditjen për pilotë, ndonëse jemi vetëm në garën e 4-t sezonale.

Gara do të zhvillohet të dielën në orën 14:00.

s.a/dita

Share This Article
Leave a Comment

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *