Kandidaturat që do të propozohen nga presidenti Meta për kryetar të Kontrollit të Lartë të Shtetit, do t’i nënshtrohen procesit të vettingut nga Komisioni Parlamentar i Ekonomisë me të njëjtin kontroll verifikimi siç po bëhet për gjyqtarët dhe prokurorët.
Tre janë shtyllat kryesore: Pastërtia e figurës, lidhjet me krimin dhe ligjshmëria e pasurisë.
Nëse do zbatohen këto standarde atëherë Komisioni i Ekonomisë do të përjashtojë kandidaturat që kanë vendime gjyqësore penale të formës të prerë, bën me dije Erion Braçe.
Lidhjet me botën e krimit do të verifikohen përmes të dhënave që do të kërkohen nga SHISH apo Drejtoria e Informacionit të Klasifikuar.
I njëjti standard me vettingun do të thotë që edhe kandidaturat që nuk justifikojnë dot pasurinë e tyre do të përjashtohen.
Por përveç këtyre kritereve që Braçe thotë se do të aplikohen do të jenë edhe aftësitë dhe kualifikimet profesionale që do te shqyrtohen imtësisht nga Komisioni i Ekonomisë.
KLSH është institucioni më i lartë i kontrollit ekonomik e financiar për fondet publike. Posti i kryetarit të Kontrollit të Lartë të Shtetit është nga më të rëndësishmit në republikën e Shqipërisë.
Ai ka mandat 7-vjeçar që votohet në Kuvend, ndërkohë që pas ndryshimeve të fundit kushtetuese është nga të paktat emërime që i kanë mbetur presidentit, i cili përfshihet duke propozuar kandidaturat.
l.h/ dita

Bobo, ne dore te kujt qenka!
Z.Erjon Brace Merrni nje ekspertize nderkombetare,shikoni si veprohet ne vendet e zhvilluara kush ben kontrollin me rigoroz te pastertise se figures, nese behet me ligj apo me rregullore parlamenti.Nuk duhet te ndodhi deshtimi i radhes si ka ndodhur keto 28 vjet qe te gjitha agjensite e zbatimit te ligjit nuk dine gje e futin koken ne rere si struci per pasurite qe i dine dhe fqinjet e personave me pushtet.